Drejtësia

SPAK çon në gjyq dosjen ndaj ish-gjyqtarit Ilir Pashaj, i sekuestrohet banesa dhe automjeti

Gazeta Si - SPAK përfundon hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Elbasanit, i cili më pas u bë avokat, Ilir Pashaj.

Ai akuzohet se për tre vepra penale: korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ish gjyqtarit të Elbasanit, po ashtu i është sekuestruar një apartament dhe një automjet në pronësi të tij.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi menjëherë hetimin pasuror pas arrestimit të Pashajt, i cili rezultoi i përfshirë në një aferë korruptive me gjyqtaren Zamira Vyshka.

Pashaj ushtronte profesionin e avokatit në momentin e arrestimit. Këto pasuri sipas SPAK, ish gjyqtari nuk i ka deklaruar, por i ka fshehur duke i regjistruar në emër të kunatit dhe vjehrrit.

"Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.92, datë 07 shkurt 2024, ka vendosur sekuestron preventive mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament, me sipërfaqe 105.2 m2, me vendodhje në Elbasan. Apartamenti ishte në pronësi të vjehrrit shtetasit Sh.B., por që dyshohet se i përket të pandehurit Ilir Pashaj dhe që përbën produkt të veprës penale”, informoi sot SPAK

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Gjithashtu, me vendimin e GJKKO-së së datës 25 mars 2022, prokurori ka vendosur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të automjetit me targë AA…..JM, i regjistruar në emër të kunatit të të pandehurit Ilir Pashaj, por që rezulton se është pronë e tij. Ky vendim ëshë ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Në fakt, dosja që SPAK dorëzoi sot në GJKKO për ish gjyqtarin e gjykatës së Elbasanit Ilir Pashaj, dhe aktualisht ka profesionin e avokatit nuk është e para.

Në janar 2024 Ilir Pashaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg pasi mori rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Lekët do i jepte ish koleges së tij, gjyqtares së gjykatës së Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila në këtë gjykim u dënua dënua me 2 vite shërbim prove dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët u arrestuan në korrik 2022 për ryshfet dhe korrupsion në gjykatën e Elbasanit

Pashaj ka qenë gjyqtar i Elbasanit, pra koleg i ish gjyqtares Zamira Vyshka, dhe në kohën që nisën hetimet Vetting ndaj tij ai dha dorëheqjen.

Me 10.02,2017, KLD-ja, pasi mori kërkesën për dorëheqje, vendosi mbarimin e mandatit të tij si gjyqtar.

Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 2018 pushoi hetimet ndaj tij. Në vitin 2015 Nasip Naço, në atë kohë Ministër Drejtësie i kërkuar KLD-së, procedimin dhe shkarkimin e gjyqtarit Ilir Pashaj duke e akuzuar për shkelje shumë të rënda të disiplinës dhe mungesë absolute e arsyetimit në një vendim gjyqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë