Lajme

SPAK, aplikojnë 7 prokurorë të tjerë. Mes tyre edhe Donika Prela

Një ditë para skadimit të afatit, janë shtuar edhe shtatë kandidatë të rinj për SPAK.
Mësohet se prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani si dhe prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).
Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota. Po ashtu ka aplikuar për SPAK Donika Prela, aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si edhe Elisabeta Imeraj, prokurore e Krimeve të Rënda (çështje më të fundit ka pasur atë në ngarkim të Saimir Tahirit).
Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 23 prokurorë për 15 vende.
Trupa e prokurorëve të SPAK do të ketë 15 anëtarë dhe për këtë strukturë ka një pritshmëri më të lartë në publik, pasi ka në fokus vendosjen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë para përgjegjësisë. Afati i pranimit të aplikimeve për SPAK skadon në datën 21 shkurt 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë