Moti

Mot i freskët e me shira

Sot ka një tërheqje e masave ajrore afrikane nga territori shqiptar duke sjellë një freskim të lehtë të motit. Megjithatë orët e paradites janë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, herëpashere edhe me rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit në mëngjes dhe në mesditë luhaten nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë