Kuriozitete

Sot solstici veror, dita më e gjatë e vitit

Sot është solstici veror, dita më e gjatë dhe nata më e shkurtër e vitit. Është gjithashtu dita e parë zyrtare e verës.

Festimet pagane të ditës vazhdojnë edhe në kohët moderne. Ngjarjet e sotme përfshijnë tubime në Stonehenge në Angli, festimin e Midsummer Eve në Suedi dhe Natën e Ivan Kupala në pjesë të Europës Lindore.

Solstici veror është vetëm në hemisferën veriore, ku jeton pothuajse 90% e popullsisë së botës. Njerëzit në jug të ekuatorit në vende të tilla si Kili, Afrika e Jugut dhe Australia po kalojnë atje solsticin e tyre dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.

Dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.

Ky solstic shënon fillimin zyrtar të verës në Hemisferën Veriore, që ndodh kur Toka arrin në pikën në orbitën e saj ku Poli i Veriut është në animin maksimal (rreth 23,5 gradë) drejt Diellit, duke rezultuar në ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit kalendarik. Me ditën më të gjatë, nënkuptojmë periudhën më të gjatë të orëve të dritës së diellit.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut. Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 Dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit. Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 Qershor ditët, ende më të gjata se sa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë