Kuriozitete

Sot solstici i verës, dita më e gjatë e vitit

Ditën e hënë, në 21 qershor është solstici veror e njohur ndryshe dhe si dita më e gjatë e vitit. Në këtë ditë dielli lind në orën 05:07 dhe perëndon në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.  

Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska, ditën e solsticit ka thuajse 24 orë dritë dielli. Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë