Moti

Sot rrebeshe afatshkurtra shiu dhe stuhi të forta ere

Nga Gazeta 'Si'-Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë