Ngjarje

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë

Nga Gazeta Si- Për shkak të motit, është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa mjetet që operojnë brenda gjirit duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave të sigurisë.

“Gjatë datave 10.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 dhe datë 10.11.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje do ketë lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës me lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra”, shkruhet në njoftim.

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 10-11 duke filluar nga ora 09:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese. Ndërkohë, anijet e peshkimit që operojnë gjatë gjirit të Vlorës  do njoftohen për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Gjithashtu janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e duhura për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë