Maturantët në mbarë vendin do t'i nënshtrohen ditën e sotme provimit të parë të detyrueshëm. Janë rreth 3700 maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.
Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternativë dhe 12 me zhvillim.
Gjuha e huaj është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.