Ditën e enjte të 1 korrikut, ka nisur faza e dytë e fiskalizimit ku pritet të përfshihen 34 mijë subjekte, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.
Sipas burimeve nga AKSHI, vetëm 60% e bizneseve janë pajisur me certifikatat digjitale që duhen për të hyrë në procesin e fiskalizimit.
Lidhur me këtë, Shoqatat e biznesit në vend kanë kërkuar shtyrjen e procesit të fiskalizimit në tërësi, pasi bizneset nuk janë gati nga ana teknike dhe njëkohësisht ndodhen në presion të afateve kohore. Ky proces ka në thelb lëshimin e faturave sipas një sistemi të ri i cili do t’u kushtojë bizneseve më tepër për pajisjen e kasës, software-t, kompjuter, linjë interneti, printer.
Ministria e Financave njoftoi se deri më datë 31 dhjetor 2021, bizneset nuk do të penalizohen për mosrespektim të afateve kohore të fiskalizimit, por procesi nuk do të shtyhet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.