Moti

Dje kishim shi, por sot kthehet i nxehti afrikan

Dje vendi ynë u përfshi nga qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Egje e cila solli reshje shiu në formën e stuhive, në zonat malore pjesërisht dhe në qendër. Ndërsa bregdeti mbeti me diell dhe temperatura të larta. Meterologia e Gazetës “Si” Rezarta Xhakollari tregon se dje u regjistruan vlera 17-31 gradë celsius në veri, 17- 35 gradë celsius në zonën e ulët dhe 19-33 gradë celsius në bregdet.
Xhakollari tha gjithashtu se dita e mërkurë rikthen stabilitetin e kushteve atmosferike pasi do të aktivizohet ajër i ngrohtë nga veriu i Afrikës. Moti është me diell dhe vranësira në zonat malore. Temperaturat nisin rritjen nga mesidta:
Në zonat malore 16-32 gradë celsius.
Në zonat e ulëta 17-36 gradë celsius.
Në bregdet 21-34 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë