Provat e lira të djeshme treguan edhe një herë dominancen e frikshme të Mercedes, duke na rikujtuar vitin 2014 kur shigjetat e argjendta shkëputeshin nga çdo makine tjetër dhe garonin vetëm mes tyre. Kjo mund te shihet me se miri nga rezultatet e provave zyrtare te djeshme, ku Lewis Hamilton jo vetëm theu rekordin e pistës Silverstone me 1’24”303, për të fituar “pole position”-in e 91 në karrierë, por la mbi 1 sekonde mbrapa gjithë skuadrat e tjera rivale. Duket se Bottas do jete i vetmi rival që mund të bezdisë Britanikun 6 here kampion, por duke pare formën e tij, titulli i 7 nuk është aspak larg.
Koha e dytë më e shpejtë u regjistrua nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa në vend të tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull. Vetëm në vend të katërt Ferrari i Leclerc, ndërsa në vend të dhjetë Vettel.
Mungesa e madhe e kësaj gare do të jetë Sergio Perez. Pas udhëtimit në Meksikë për të takuar mamanë e tij të sëmure, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë fundjavës së Çmimit te Madh te Britanisë. Për shkak të kësaj situate, gjate dy garave qe do zhvillohen brenda këtyre javëve në Silverstone, piloti meksikan do të zëvendësohet nga një veteran tjetër, i cili vjet nuk arriti të gjente një skuadër me të cilën të pilotonte. Bëhet fjale për gjermanin Nico Hulkenberg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.