Taksa

Sot afati i fundit për deklarimin e të ardhurave individuale dhe të dypunësuarëve

Data 30 prill është afati i fundit për deklarimin e të ardhurave nga të dypunësuarit dhe nga individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve disa kohë më parë, u caktua dita e fundit e prillit si afat përfundimtar.

Ata që duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre janë edhe jo-rezidentët që kanë patur burime financiare në Shqipëri.

Të ardhurat e tatueshme, të detyrueshme për t’u deklaruar nga individët, subjekt deklarimi, janë:

 Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit. Të ardhurat bruto nga dividenti. Të ardhurat bruto nga qiraja. Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit. Të ardhura bruto nga interesat bankare.

Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme. Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit. Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

Fitimi kapitali nga dhurimi. Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë