Futboll

Sormani: Dua një Partizan kompakt, ja rivalët për titull

Trajneri i ri i Partizanit ka dalë para mediave pas rikthimit te të kuqtë. Tekniku italian kërkuar një skuadër kompakte dhe të aftë të durojë 90 minuta. Italiani është ndalur edhe te skuadrat e tjera,  ku rivalët e Partizanit pritet të jenë Kukësi dhe Tirana.

Gjendja e skuadrës- “Në çdo skuadër në momentin që ndryshon trajner, do të thotë se gjërat nuk kanë shkuar mirë. Besoj se problemi fizik nuk mund të ndahet nga ai mental. Kam punuar në aspektin psikologjik, ekipi ka reaguar mirë dhe ka pasur shumë dëshirë. Kjo është diçka që më kënaq”.

Merkato- “Sa i takon merkatos, ky është një diskutim që do e bëj me drejtorin Olsi dhe presidentin Demi. Synojmë të përmirësojmë çdo gjë. Thelbësore është të përqendrohem dhe të punoj me grupin e lojtarëve që kam në dispozicion dhe që për mendimin tim janë më të mirët e mundshëm. Është detyra ime që t’iu marr maksimumin dhe ky është objektivi im, këtu do jem i fokusuar. Kush më ka njohur edhe nga eksperienca e parë, unë asnjëherë nuk flas për individë, por për skuadrën.”.

Krahasimi-  “Janë dy skuadra të ndryshme. Kjo skuadër ka shumë potencial. Është një grup i ri, që mund të rritet dhe i ka mundësitë”.

RIvalët - “Kukësi është rivali ynë, ashtu sikurse Tirana. Këto mendoj se janë skuadrat që do na rivalizojnë për titull, nisur nga ajo që kanë dhënë deri tani”

Për rastin Mala, italiani ka deklaruar se është një çështje që i përket klubit. Në fund trajneri i ri ka deklaruar që klubi duhet të vazhdojë të fitojë dhe kush vjen te Partizani duhet t’i dijë objektivat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë