Politike

Soreca tregon kushtet për Shqipërinë pas negociatave

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbajtur sot një komunikim me qytetarët shqiptarë, ku ka folur në lidhje me vendimin për çeljen e negociatave që u mor në 24 mars dhe Covid-19.

Diplomati i lartë i BE-se ka deklaruar se tashmë objektivi i radhës do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare, por për t'u ulur në atë tryezë, Shqipëria duhet të plotësojë katër kërkesa.

"Duhet të flasim për kuadrin negociues, që është struktura e marrëdhënies mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të jetë për vitet në vijim, që do të jenë të gjitha fushat e bashkëpunimit, por duke u përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë në Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria.

Sipas Sorecës, në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë këto kushte:

Kërkesat për konferencën e parë ndërqeveritare

1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE

2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH

4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Më pas janë një sërë kushtesh të tjera, por që do të shtrihen në kohë, pra që janë në kuadrin negociues për vitet në vijim. "Puna duhet të vijojë për ato që janë përmendur në dokumentin e Këshillit; lufta kundër azilit, ndryshimi i ligjit për mediat, i rëndësishëm këtu do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias. Puna duhet të vijojë edhe për ata elementë të tjerë, që janë përmendur në dokumentin e Bundestagut gjerman. Po ashtu për cështjen e të drejtave të njeriut, pakicave, censusin, të drejtat e qytetarëve. Grupi i parë i kushteve duhet të përmbushen përpara organizimit të konferencën ndërqeveritare, pjesa tjetër e kuadrit negociues në vitet në vijim" tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë