Lajme

Soreca: Miratoni reformën zgjedhore para zgjedhjeve vendore

Në aktivitetin e organizuar nga “Save the Children” me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Burrel, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh të qartë për reformën zgjedhore. Ai deklaroi se reforma zgjedhore duhet të miratohet sa më parë. Duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Soreca tha se reforma zgjedhore është një pikë që Bashkimi Europian e konsideron prioritet.

 “Zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme, sepse në këto zgjedhje qytetarët zgjedhin ata që do merren me problemet e tyre. BE pret që të ketë një reformë zgjedhore ashtu si është rekomanduar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rëndësi që të kryhet 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Puna që është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë, por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe BE e konsideron prioritet”, tha ambasadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë