Lajme

Soreca, bisedë me Bashën: Reformat duhet të vijojnë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, njofton se ka pasur një bashkëbisedim online me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Soreca shkruan se u bisedua për çeljen e negociatave, mbështetjen e BE-së për luftën ndaj Covid-19 dhe procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit të Nëntorit.

“Një bisedë e mirë me Lulzim Bashën ditën e sotme në lidhje vendimin e nisjes së bisedimeve javën e kaluar që dha Këshilli Evropian. Ne njohëm rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë ditën jeshile dhe ramë dakord se duhet vazhduar në këtë rrugë duke pasur parasysh konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo përpjekje e gjithë shoqërisë ka nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës. Gjithashtu folëm për mbështetjen e BE-së kundrejt Shqipërisë në luftën ndaj Covid-19 dhe në përpjekjet për rindërtimin e vendit pas tërmetit të nëntorit”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë