Lajme

Solidarizim nga Kosova, 10 teatrot anulojnë shfaqjet

Në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar në Tiranë, i cili u shemb mëngjesin e kësaj të diele, 10 teatro në Kosovë kanë anuluar shfaqjet e tyre.

Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare në “Facebook” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që shkruan:

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online / livestream”.

“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë