Taksa

Socialistët kundërshtojnë taksën e karbonit të propozuar nga qeveria: Rëndon bizneset!

Nga Gazeta 'Si' - Komisioni ndërparlamentar i Ekonomisë nuk ka pranuar propozimin e qeverisë për të taksuar bizneset vendase që nxjerrin karbon gjatë aktivitetit të tyre. Ndonëse kjo është një direktivë e BE-së, deputetët socialistë kanë kërkuar që të rikthehet dhe njëherë sepse do të rëndojë bizneset vendase.

Eni Zake, deputete e PS-së ishte një nga to. “Projektligji parashikon taksë progresive për karbonin. Qëllimi nuk është vendosja e taksës, por dekurajimi i këtyre lëndëve djegëse. Por është e paqarte sa do të jetë impakti real dhe sa kohë do ti duhet industrisë që merret me konsumimin e kësaj lende për t’u atashuar në forma të tjera konsumi. Sipas raportit te BB, është përcaktuar vetëm për karbonin por nuk është e qartë që pse nuk është vendosur për produkte të tjera. Projektligji ligji penalizon disa ndërmarrje dhe sjell ulje të konkurruesmërisë. Për këtë arsye s’jemi të bindur pa pasur një studim real të impaktit dhe nëse do ketë skema mbështetëse qe do ti ndihmojë prodhuesit për të kaluar në forma të tjera. Pr.ligji të kalojë sërish për konsultim”, tha Zake.

Edhe drejtuesi i këtij komisioni, Eduard Shalsi tha se para se bizneset të taksohen për karbonin duhen ndihmuar të gjejnë burime të gjelbra fillimisht. Diskutimet do të vijojnë përsëri gjatë javës së ardhshme.

Propozimi është pjesë e Paketës Fiskale 2024, që pritet të miratohet njëkohësisht me buxhetin në parlament. Qeveria parashikon rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, si dhe përfshirja në taksën e karbonit edhe e disa nënprodukteve dhe e formave të tjera të qymyrit. Niveli minimal i taksës, sipas metodologjisë së FMN-së, do të jetë të paktën 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg qymyr që ishte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë