Fedor Smolov është në qendër të lajmeve sportive dhe kronikës rozë . Sulmuesi i Lokomotiv Moskës është pranë transferimit te Espanyol, sidoqoftë, lajmi kryesor është që ai po martohet. Gruaja e tij e ardhshme pritet të jetë Maria Yumasheva, e cila tashmë i ka thënë po. Ku qëndron problemi këtu?: ai është 29 vjeç, ajo, e cila nuk është një vajzë e zakonshme, nuk i ka mbushur ende 18...
Maria është mbesa e ish-presidentit të Rusisë, Boris Yeltsin: ajo është vetëm 17 vjeçe, edhe pse, në ditën e ceremonisë, do të jetë maxhorene. Siç raportohet nga faqja ruse alo.rs, çifti ka vendosur të martohet në Saint Barthelemy, një ishull në karaibe, i njohur ndryshe si Saint Barts. Diferenca e moshës, ndër të tjera, nuk pritet të jetë problem: nuk shqetëson bashkëshortët e ardhshëm, as të afërmit e çiftit. Në Rusi thuhet se sulmuesi ka një marrëdhënie të mirë me familjen e vajzës.
Smolov, ndër të tjera, nuk është një emër i panjohur në media: në fakt, futbollisti në të kaluarën ka patur një lidhje me një nga femrat më të dëshiruara në Rusi: Victoria Lopiyarev. Sipas opinionit publik rus, martesa nuk duhet të zhvillohet, ku përveç moshës, problem kryesor është vetë lojtari. Disa mendojnë që ai është një oportunist, që po përfiton nga familja e vajzës. "Meriton një diplomë sesi po e ndërton karrierën politike". Një histori dashurie e kthyer në “telenovelë” , në këtë merkato dimri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.