Lajme

Makina Smart, dy dekada në treg

Modeli i makinave Smart po bën dy dekada në treg.

Prodhimi i Smartit ka filluar në vitin 1998, por ideja për një makinë të tillë, të vogël për qytet, ishte projektuar që në fillim të viteve ‘70’

Mercedesi këtë projekt në atë kohë e quante “makina e se së ardhmes”, ndërsa skicat e para të vitit 1972 kanë prezantuar një makinë ultra-kompakte me një gjatësi prej vetëm 2.5 metra.

Drejtuesit e kompanisë, kishin konstatuar se ideja është “mbresëlënëse” por që atë kohë ishte teknikisht e pamundur, sepse ky model nuk plotësonte standardet e nevojshme të sigurisë.

Megjithatë, inxhinierët kanë vazhduar të zhvillojnë një ide tjetër edhe në vitin 1980, por ende ishin larg realizimit të këtij automjeti.

Zhvillimi në këtë model serik ka filluar në vitin 1994, ndërsa Smarti i parë është prezantuar para publikut të gjerë në panairin e makinave në Frankfurt në vjeshtën e vitit 1997. Prodhimi i tij ka filluar një vit më vonë, më 2 korrik të 1998-ës, ndërsa në vitin e njëjtë në muajin tetor makinat e para u janë shpërndarë pronarëve.

Në vitin 2000, është shfaqur versioni kabrio i Smartit, ndërsa tre vjet më vonë janë shfaqur edhe versionet Roadster dhe Roadster Coupe.

Smart ForFour është rishfaqur në vitin 2014, atëherë kur është publikuar edhe gjenerata aktuale e modelit Smart.

Për 20 vjetët e ekzistimit të Smartit, janë shitur mbi 2.2 milionë makina me etiketën e këtij prodhuesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë