Bota

Sllovaki, varianti britanik i koronavirusit gjendet në 71 përqind të rasteve

Varianti britanik i koronavirusit është tanimë varianti më i përhapur në Sllovaki.

Kryeministri sllovak Igor Matovic deklaroi se 71 për qind e rasteve të regjistruara në Sllovaki, janë me variantin e ri britanik.

Varianti britanik është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit.

Matovic tha se qeveria ka shikuar të gjitha mostrat pozitive që janë kryer me metodën PCR dhe rezultatet paraprake thanë se 71 për qind janë të variantit britanik.

“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, ka shkruar Matovic në Facebook.

Sllovakia po përballet me probleme të mëdha për uljen e nivelin e infeksioneve ditore, pavarësisht se ka vendosur masa të izolimit.

Varianti britanik besohet se është 70 për qind më ngjitës sesa varianti fillestar dhe sipas shkencëtare, mund të jetë 30 për qind më vdekjeprurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë