Kuriozitete

Skenë që normalizon abuzimin seksual? Dragon Ball Super ndalohet në Argjentinë

Dragon ball Super, seriali i animuar që ka bërë për vete gjithë botën, është ndaluar të transmetohet në Argjentinë pasi Ministria e Grave dhe Diversitetit Seksual të Buenos Aires ka paraqitur një ankesë duke pretenduar se Dragon Ball Super, një film vizatimor i drejtuar kryesisht fëmijëve, ka shfaqur skena që normalizojnë ngacmimet dhe abuzimet seksuale.

Në këtë rast, Ministria e Grave i referohet në mënyrë specifike episodit 91 të serisë, në të cilën Yamcha bind Puar të shndërrohet në një grua për të ngopur "instinktet e ulëta" të Mjeshtër Roshit. Ajo gjendet e vetme në një dhomë me Mjeshtër Roshin ku i lutet që të mos i afrohet por ai nuk e dëgjon.

https://youtu.be/A8umJRHaEF8

Ankesa nga Ministria e Grave theksoi faktin se ky program televiziv u transmetua nga Cartoon Netëork, një kanal televiziv i fokusuar tek fëmijët. Sipas një deklarate të postuar nga Qeveria e Provincës së Buenos Aires, u arrit në përfundimin se episodi përmbante skena dhune seksuale nga një i moshuar ndaj një të miture kështu që seriali nuk do të transmetohet më derisa të hiqen ato skena nga seriali.

Pas censurës së Dragon Ball Super në Argjentinë, përdoruesit e Twitter nuk pritën dhe filluan të mbushnin internetin me meme për të.

Çuditërisht, nuk është rasti i parë i censurës për këtë serial pasi që nga fillimi i saj Dragon Ball është përfolur goxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë