Futboll

Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë, Flamurtari shpreson te play-off-i

Gazeta Si – Përveç rikthimit në Superiore, Skënderbeu është shpallur edhe kampion i Kategorisë së Parë. Një sukses i kompletuar për skuadrën korçare, e udhëhequr nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Skënderbeu barazoi 0-0 me Lushnjën sot, në javën e fundit të kampionatit. Një rezultat që i mjaftoi për të ruajtur kreun, pasi Dinamo e vendit të dytë u mund 1-0 në fushën e Luzit. Klubi korçar përfiton kështu edhe shumën e 3 milionë lekëve nga titulli kampion.

Nga ndeshja e sotme, Flamurtari-Apolonia, 3-1. Gazeta Si, 18 maj 2023

Në Superiore ngjitet edhe Dinamo, ndërsa Flamurtari i vendit të tretë shpreson ta bëjë këtë gjë me anë të play-off-it. Rruga është e vështirë, por jo e pamundur. Vlonjatët duhet të fitojnë dy ndeshje me kundërshtarë të Kategorisë së Parë dhe në fund kanë ‘finalen’ me vendin e 8-të të Superiores, që aktualisht mbahet nga Erzeni.

Nga Kategoria e Parë kanë rënë në Kategorinë e Dytë Besëlidhja, Turbina dhe Oriku, ndërsa Tërbuni është zbritur një kategori më poshtë nga Disiplina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë