investime

Skavica do të ulë importin deri në 50%

Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit

Nëse qeveria do të vendosë të ndërtojë Hidrocentralin e Skavicës sipas projektit më të shtrenjtë, por me eficencë më të madhe në prodhimin e energjisë, Shqipëria do të reduktojë importin e energjisë me 50% dhe do të plotësojë nevojat e veta gati në masën 100%.

Projekti i ndërtimit të HEC-it të Skavicës u prezantua sot në kryeministri, ku drejtori i KESH Benet Beci propozoi të dy varientet e studimit të fizibilitetit të kompanisë franceze Tractebel, projekt i financuar nga Bashkimi Europian pasi mori dritën jeshile në Trieste do kohë më parë në kuadër të procesit të Berlinit.

Vendndodhja e HEC-it të Skavicës do të jetë mes Peshkopisë dhe Kukësit respektivisht 26 dhe 21 km larg secilës vendndodhje dhe ndërtimi do të bëhet në një nga kanionet pranë Skavicës dhe diga me hark betoni.

Prurjet hidrologjike do të jenë 96 m kub në sekondë. Diga do të konsiderohet me porta shkarkimi të vendosura në trupin e saj.

Në krijimin e skenarëve të ndërtimit, kompania ka marrë në konsideratë eficencën e kaskadës, ndikimin social ekonomik në Dibër e Kukës dhe përmbytjet e Shkodrës

Sipas skenarit të parë që konsiderohet si alternativa minimaliste ndërtimi kushton 308 mln euro.

Kurse sipas variantit më të shtrenjtë ndërtimi do të kërkojë 510 mln euro, prej të cilave 350 mln euro do të shkojnë për ndërtimim, pjesa tjetër për shpronësime dhe infrastrukturë.

Sipas studimit të fziibilitetit, alternativa B do të kishte ndikim të konsiderueshëm pozitiv nga eficenca edhe për hidrocentralet e tjerë; 80 giga vat orë dhe përfitim për 18 mijë familje më shumë që do të furnizoheshin me energji.

Efekti që do të ketë Skvaica do të ndjehet në ofrimin e shërbimeve ndihmëse, do të reflektojë aftësi balancuese të sistemit dhe do të ketë ndikim në përmbytjet e Shkodrës.

 “E para bën një absorim të prurjeve dhe minimizon nevojën për shkarkime të tepërta. Në funksion të ndryshimeve klimaterike ka nevojë për ndërhyrje në HEC ekzistuese të paktën në një vlerë prej 100 mln eurosh”, shpjegoi drejtori i KESh.

Një efekt pozitiv është punësimi ku do të krijohen mijëra vende pune në mënyrë të drejtpëdrejtë dhe të tërthortë gjatë ndërtimit dhe operimit.

Sipas Becit, në rajon HEC-et janë burimi kryesor i punësimi.

Ndërtimi i Skavicës pritet të zgjidhë problematikën kryesore në vend ku  konsumohet më shumë energji se sa prodhohet.

Edhe Ministrja e Energjisë Balluku e vlerësoi ndërtimin e Skavicës si rëndësi strategjike për ekonominë e vendit në tërësi dhe jo vetëm për zonën ku do të ndërtohet.

Edi Rama, kreyministër

Kryeministri Edi Rama prezent në takim e konsideroi ndërtimin e Skavicës si sukses të Rilindjes pasi projekti i dëshiruar që në vitet 60” jetësohet vetëm nga qeveria e tij, pasi të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan në ndërtimin e tij.

“Kanë kaluar shumë vite që 11963 që kur është bërë plani i Skavicës. Skavica mbeti thjesht një plan i parealizuar. Gjërat rrodhën ndryshe dhe me ndryshimin e sistemit u bënë përpjekje nga të gjitha qeveritë. Në 2005 pati përpjekje për dhënie me konvesion si propozim i pakërkuar, por rezuktoi si flluskë sapuni, në 2008 u hap një tender ku  6 kompani të huaja morën pjesë. Në 2009 duhej shpallur fituesi, por asnjëhertë nuk u shpall një i tillë e kështu vazhdoi historia deri në vitin 2013. Dy projketet e mëdha strategjike për vendin dhe gjithë zonën verilindore, Skavica dhe Rruga e Arbrit vijuan dëshirat e sinqerta të qeverive, qoftë fushata elektrorale, por asgjë nuk ndodhi. Ne e kthyem Skavicën në tavolinë dhe në 2017 në samitin e Triestes Heci i Skavicës u miratua si një nga projektet prioritare në kuadër të procesit të Berlinit. U pozicionuam të ndjekim me përparësi këtë rrugë për të ndjekur cilësinë e tij, jo vetëm si një projekt”- u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se pas përpjekjeve për të gjetur investitorin, është vendosur që Skavica të ndërtohet me 100% nga buxheti i shtetit.

Shqipëria nuk do të jetë më e detyruar të importojë dhe eksportojë me detyrim përcaktim, tha ai, pasi do të hyjnë në një agjendë të përcaktuar strategjike.

Sipas tij, me rrugën e Arbrit dhe Skavicën verilindja hyn në një fazë të re ekonomike dhe sociale.

“Rilindja e vendit hyn në një epokë të re ku dua të sjell në vëmendje edhe aeroportin e Kukësit si komponent të ri si shteg turistik. Edhe turizmi do të impaktohet në mënyrë të rëndësishme. Po punojmë për një transfomim të rëndësishëm urban dhe turistik në Koman. Rruga e Arbrit dhe Skavica do të jenë në funksion të agroturizmit. HEC-et e vegjël kanë funksionuar si shushunja duke tharë tokën dhe duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikpamja e ekosistemit”- tha Rama.

Duke iu drejtuar në distancë ish kryeministrit Berisha, ai tha se Skavica nuk do ta bëjë Shqipërinë mini superfuqi energjetike, “nuk jemi të dytët pas Gjermanisë kur përpiqeshim të bëheshim minisuperfuqi. Unë them që është një gur në një mozaik të projektuar mirë në të shkuarën e largët, por të parealizuar ende. Me Skavicën rrisim prodhimin e kapacitetit të energjsië së pastër, me parkun fotovoltaik, etj diversifikojmë burimet e energjisë së rinovueshme brenda kornizës së plotësimit 100% të nevoijave tona, e bën një fuqi dinjitoze energjetike, jo superfuqi. I jep mundësi ekonomisë të marrë një injektim të rëndësishëm në një fazë transformimi dhe tranzicioni ku ambicia jonë është të dalim më të fortë pas 2 goditjeve të fuqishme që morëm nga tërmeti dhe Covid-19”.

Kryeministri paralajamëroi që Skavica mund të nisë ndërtimin vitin e ardhshëm dhe projektet e ardhshme të afërta mund të jenë aski Milot-Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës, procesi i pezulluar i aeroportit të Vlorës që mendohet të nisë puna brenda vitit.

Më Shumë