Ne rrjet

Skandali/ Macron dhe 13 liderë të tjerë botërorë u spiunuan nga “Pegasus”

Aplikacioni më i fuqishëm i përgjimit i prodhuar ndonjëherë, i njohur si “Pegasus” është kthyer në kryefjalën e mediave botërore, pas një investigimi që zbuloi se ai ishte përdorur nga qeveri në mbarë botën për të spiunuar gazetarë dhe kundërshtarë politikë.

Megjithatë, skandali ka marrë të tjera përmasa pas zbulimit se programi i prodhuar nga firma izraelite NSO ishte përdorur edhe për të spiunuar liderët e disa prej vendeve më të fuqishme në botë.

Presidenti Francez Emmanuel Macron, politikanë dhe diplomatë të tjerë të lartë janë midis listave të 50,000 numrave të telefonit që besohet të jenë identifikuar si klientë të NSO me interes gjatë pesë viteve të fundit.

Baza e të dhënave e skandalit të spiunimitt Pegasus që u zbulua këtë javë përfshin numrat e telefonit celular të Macron dhe 13 krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive, sipas The Guardian.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramafoza dhe Kryeministri Pakistanez Imran Khan gjithashtu ishin pjesë e numrave të përgjuar, të cilët përfshijnë diplomatë, udhëheqës ushtarakë dhe politikanë të lartë nga 34 vende.

Kompania izraelite ka deklaruar se softueri i saj përdoret ekskluzivisht për hetime ligjore, siç është në thelb monitorimi dhe çmontimi i rrjeteve të kriminelëve ose terroristëve. Në një deklaratë të fundit ajo tha se Macron nuk ishte “shënjestër” e asnjë prej klientëve të saj.

The Guardian dhe media bashkëpunuese që nxorën në dritë “skandalin Pegasus” kanë identifikuar qeveritë që besohet të jenë përgjegjëse për zgjedhjen e numrave individualë në të dhëna duke ekzaminuar me kujdes modelet e përzgjedhjes.

Lista e politikanëve përfshinë:

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramafoza, i cili duket se është zgjedhur nga Ruanda në 2019.

Presidenti francez, Emanuel Macron , i cili duket se është zgjedhur si një figurë interesi nga Maroku në vitin 2019. Një zyrtar i Elysées tha: “Nëse kjo provohet, po flasim për një incident shumë serioz.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tentros Antanom Gebregesous, i cili gjithashtu duket se është përgjuar në Marok në vitin 2019.

Saad Hariri, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Libanit javën e kaluar dhe duket se ishte “shënjestruar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 2018 dhe 2019.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili duket se është zgjedhur si një “figurë interesi” nga Maroku në 2019, kur ishte kryeministër i Belgjikës.

Mbreti Mohamed VI i Marokut u përgjua me sa duket nga forcat e sigurisë në vendin e tij.

Imran Khan, Kryeministri i Pakistanit , i cili u “zgjodh” nga India në 2019.

Ish Presidenti meksikan Felipe Calderon . Numri i tij u zgjodh në 2016 dhe 2017 nga një “klient” meksikan siç duket në kohën kur gruaja e tij, Margarita Savala po pretendonte zyrën më të lartë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë