Futboll

Skandali i Barcelonës: Kompani për të “pastruar” Bartomeun dhe sulmuar ish-lojtarët

Barcelona ka punësuar një kompani, I3 Ventures, për të krijuar opinione nëpërmjet rrjeteve sociale. Synimi kryesor ka qenë mbrojtja e reputacionit të Josep Maria Bartomeu dhe pastrimi i imazhit tij dhe të të gjithë anëtarëve të bordit dhe nga ana tjetër dëmtimi i imazhit të ish-lojtarëve, futbollistëve dhe kundërshtarëve të drejtuesve, siç zbulohet nga programi Què t'hi jugues.

Kompania e punësuar nga drejtuesit menaxhon deri në gati njëqind llogari në Twitter dhe Facebook , ku janë sulmuar personazhe si Messi, Antonela, Piqué, Guardiola, Xavi, Puyol, Laporta, Benedito, Jaume Roures, Víector Font ose Puigdemont dhe Junqueras .

Në këto llogari, për shembull, ata sulmojnë Messin për vonesën e tij në rinovimin e kontratës, Piqué për biznesin e tij me Davis Cup dhe lojtarët në përgjithësi duke hedhur akuza të ndryshme. Këto  llogari datojnë në vitin 2017 dhe komentet janë të larmishme, si tek njerëzit ashtu edhe në sulmet që ata bëjnë. Qëllimi është të ruhet reputacioni i Bartomeu. Klubi i Barcelonës, sipas programit televiziv, konfirmon kontraktimin e kompanisë, shërbimet e së cilës kushtojnë një milion euro, por mohon se ka dijeni për përmbajtjen e këtyre mesazheve. Pagesa është bërë në gjashtë fatura të ndryshme.

https://twitter.com/sialfutur/status/1229383006781136901

Ky informacioni ka shkaktuar tensione të mëdha brenda klubit të Barçës. Kundërshtarët e Bartomeu, të udhëhequr nga Victor Font, kanë publikuar një deklaratë në të cilën kërkojnë shpjegime të menjëhershme nga bordi, duke konsideruar se ky është një informacion "jashtëzakonisht serioz". "Kjo fushatë denigruese, publikuar nga investigimi televiziv njollos Barcelonën , na vë në siklet si partnerë dhe përkeqëson realitetin e klubit sepse mungesa e moralit ndikon në gjendjen delikate sportive dhe ekonomike", thuhet në deklaratë.

https://www.youtube.com/watch?v=YUxf3yK2gZE

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë