Kampionati Europian i Futbollit do të festojë ditëlindjen e tij të 60-të në vitin 2020 kur do të luhet edhe edicioni i 16-të i kompeticionit. Risi në Euro 2020 do të jetë se ky Europian nuk do të luhet në një shtet të vetëm siç ka ndodhur deri tani, por në 12 shtete të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Në përgatitje të fillimit të këtij kompeticioni, faqja zyrtare e UEFA-së ka hedhur një postim ku shihet harta e kontinentit, duke i pyetur fansat se ku do ti shikojnë ndeshjet e evropianit. Në fakt, edhe pse UEFA e ka pranuar Kosovën, në hartën e publikuar e ka vendosur së bashku me Serbinë. Qeveria e futbollit europian ka harruar se Kosova më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me një mbështetje të gjerë ndërkombëtare.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta të shqiptarëve, por edhe të serbëve, të cilët siç ndodh shpesh në tilla raste kanë debatuar me njëri tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.