Futboll

S’ka më shpenzime pa sens, merkato kthehet në epokën e shkëmbimeve

Nëse edhe Barcelona, një nga superfuqitë ekonomike në futbollin botëror, po i risheh pagesat dhe shpenzimet në situatën e krijuar së fundi, do të thotë se çështja është shumë serioze. Merkatoja e radhës (flitet për një sesion që do të zgjatë deri në 7 muaj), do të vërtetojë gjithçka. Pak para dhe shkëmbime si një herë e një kohë. Më jep këtë, ta jap këta të dy, diçka e ngjashme.

Efekti i Koronavirusit flet për llogari që nuk dalin dhe që do të komplikohen edhe më shumë kur të minimizohen të ardhurat edhe nga e drejta. Në prag të shkurtimit të pagave të futbollistëve, për të mos e lënë pallatin të shembet, duhet punuar me shumë kujdes, me laps në dorë.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës. Gazeta Si, 31 mars 2020

Situata është e qartë, kuptohet edhe nga deklaratat e presidentit të Barcelonës, Bartomeu, për “Mundo Deportivo”: "Lautaro Martinez dhe Nejmar? Mbetemi ambiciozë". Një devijim i vogël me stil, që mund të përkthehet edhe si një ndryshim i politikës së fushatës së blerjeve. Në fakt, Abidal dhe Planes vazhdojnë të punojnë për skuadrën e ardhshme, edhe pse këtë verë parashikohen më shumë operacione shkëmbimi. Pra, më shumë se me para kesh, që do të jenë të pakta, do të veprohet me shkëmbim lojtarësh. Por a mund të merren Lautaro Martinez dhe Nejmar me shkëmbim? Barcelona do të përpiqet të bëjë lëvizje që i përshtaten, sepse është klubi me më shumë të ardhura në botë.

Kjo situatë nuk do ta lehtësojë trafikun e lëvizjeve të lojtarëve. Janë të gjithë në të njëjtën varkë dhe qëllimi është që të mos e lënë të fundoset. Mënyra më e mirë janë shkëmbimet, për aq sa është e mundur. Kuptohet, tjetër gjë është që të paraqitesh me lekët në dorë për të blerë një futbollist dhe tjetër gjë është ta ndërtosh skuadrën me shkëmbime. Ky lojtar, plus këtë lojtar, bëjnë këtë lojtar? Lufta do të jetë shumë e fortë. Alternativat? Thuajse zero, nëse nuk hiqet përfundimisht “Fair Play” financiar, ose nëse ndonjë pasanik nuk vendos të investojë për të ngritur një skuadër ëndrrash, duke shfrytëzuar momentin. Në një botë, që siç thonë të gjithë nuk do të jetë më e njëjtë, edhe kjo hipotezë duhet marrë në konsideratë.

Pastaj është pjesa tjetër e “tortës”. Sepse edhe me merkato shkëmbimesh, lojtarët duhen paguar. Dhe këtu Bartomeu dhe Barcelona ndonjë problem mund ta kenë. Leo Mesi, që prej disa muajsh po jep sinjale vuajtjeje, së shpejti do të ulet në tavolinë për rinovimin e kontratës. E fundit si mbret? Me shumë mundësi po. Tratativat me Barcelonën do të jenë të shkurtra, siç dikton koha. Katalanasit janë amiciozë edhe për rinovimin e argjentinasit.

Barcelona është klubi më i madh në botë dhe edhe pse do t’i reduktohen të ardhurat, si të gjithëve, sërish do të ketë më shumë të ardhura më shumë se të tjerët. “Më 30 qershor do të jemi sërish klubi më më shumë të ardhura, diçka më pak se zakonisht, sepse të gjithë do të kenë diçka më pak. Nuk jam i shqetësuar, Mesi e ka thënë shumë herë se do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Sigurisht, duhet të ulemi me të për të firmosur akordin. Kur? Nuk e di, sepse nuk dimë sa do të zgjasë emergjenca", - ka thënë Bartomeu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë