Politike

S’ka më kohë për kushtet e reja, ambasadorët mësyjnë tek Basha

Një cicërimë e Ambasadores amerikane në Tiranë la shumëçka të kuptohej mbi qëndrimin që kryesisht opozita duhet të mbajë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

   “...Tani është koha që të ndaloni duke insistuar në qëndrime të pazbatueshme dhe / ose të vendosni kushte të reja...”, shkruan Yuri Kim.

Javën që lamë pas, opozita ka shkuar në tryezë me disa  propozime  të reja.

Që Kushtetuesja të shqyrtojë ankesat zgjedhore dhe jo Kolegji Zgjedhor, që secili nga partitë politike të ketë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëzhguesit pa të drejtë vendimmarrje, që identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik të shtrihet në të gjithë vendin, dhe së fundmi krijimi i një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve...  

Topi ka mbetur në fushën e opozitës. Afati për përfundimin e reformës po skadon ndërsa ndërkombëtarët kanë shtuar kontaktet.

Për këtë arsye pas mesdite, Ambasada e SHBA-së, ajo e BE-së dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe mësyjnë në PD, një orë pas takimit të Bashës me aleatët dhe pak orë nga rifillimi i negociatave në Këshill Politik.

Sepse nuk ka më kohë  për të shtuar orët bosh me skemën e katër ditëve të fundit, por për zgjidhje alternative dhe që t’i japin ato, rëndom nuk mund të mungojë as ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Së fundja nuk është rasti i parë për politikën shqiptare dhe as i fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë