Politike

Basha mbledh ekspertët, ndërsa LSI paralajmëron: Nuk tërhiqemi

Paralelisht me mbledhjen e ekspertëve demokratë për zgjedhjet në zyrën e Lulzim Bashës, Petrit Vasili i LSI, ka paralajmëruar në një postim në Facebook se opozita nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj, që, sipas tij, nuk janë as fare të reja.

“Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave

Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh.

Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave.

Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë

 dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore...”, shkruan Vasili.

Në një postim të mëvonshëm, Petrit Vasili, shkruan se propozimet e Opozitës së Bashkuar janë paraqitur në Këshillin Politik që në 9 mars.

“Cdo pretendim për kushte shtesë është thjesht mashtrim për të legjitimuar rrëmbimin e zgjedhjeve në tavolinë nga Rilindja.

Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Këshilin Politik”, shkruan Vasili duke shpërndarë edhe faksimile të letërkëmbimit me Oerd Bylykbashin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë