Lajme

Situata në rajon, Meta me zyrtaren e lartë amerikane

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard. Presidentit dhe zyrtarja e lartë amerikane u shprehën se vlerësojnë rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës në vendin tonë.

“Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA”, u shpreh Presidenti Meta duke theksuar se vendi ynë

Meta dhe Millard kanë diskutuar edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga marrëveshja Serbi-Kosovë, e deri tek referendumi në Maqedoni. Sipas Presidentit Meta, është me rëndësi finalizimi i dialogut Prishtinë-Beograd përmes marrëveshjes.


Presidenti Ilir Meta dhe Zëvendës Ndihmëseja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard

Marrëveshja, sipas kreut të shtetit shqiptar garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit Meta - Millard theksuan edhe rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni.

Presidenti Meta tha se, suksesi i referendumit në Maqedoni është me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë