Lajme

Sistemi i drejtësisë ndez debatin Rama-Basha

Dje në seancën e fundit plenare është ndezur një tjetër debat, ai i kolapsit në sistemin e drejtësisë. Lidhur me situatën në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social “Facebook”, ai është shprehur se sistemi i drejtësisë po pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shprehet kryeministri në “Facebook”.  

Ndërkohë, kreu i PD-së, Basha i përgjigjet po nëpërmjet “Facebook” kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai e kërkon “djepin” e Kushtetueses bosh për të mbrojtur aferën e Teatrit.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”,  shprehet Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë