Lajme

Sindikata e Policisë, 11 kërkesa Ramës: Jepni edhe pagën e 13-të

Sindikata e Policisë paraqet 11 kërkesa për plotësimin e kushteve të uniformave blu. Me anë të një letra drejtuar kryeministrit Edi Rama, kjo sindikatë që drejtohet nga Sadetin Fishta ka paraqitur një peticion me 11 pika, ku kërkohet që të merren masa për përmirësimin e kushteve të punës, trajtimin e efektivëve, duke kërkuar dhënin e dietave të prapambetura, orët suplementare; sigurimin e jetës dhe uniformat falas; trajtimin me banesë për familjet e të rënëve në krye të detyrës; kompensimin e ushqimit, ndryshimet ligjore për trajtimin me pension shërbimi suplementar, trajtimi financiar për punë të dëmshme si dhe detyrimet e prapambetura.
Një ndër kërkesat e tjera drejtuar kryeministrit është edhe dhënia e pagës së 13-të, pasi kjo u takon si Kodit të Punës, kontratës kolektive në fuqi, si dhe marrëveshjes së lidhur mes qeverisë dhe sindikatës.
Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë. Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Sipas sindikatës, është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.
Në këtë letër theksohet se punonjësit e policisë së shtetit nuk kanë marrë rritje page për prej vitit 2014.
Sindikata e Policëve në të cilën ka 7 mijë anëtarë me anë të kësaj letre kërkon uljen në një tryezë me kryeministrin me qëllim zgjidhjen e 11 kërkesave.
Kreu i kësaj Sindikate, Sadetin Fishta, ka deklaruar, se nëse qeveria nuk plotëson këto kërkesa, atëherë nuk përjashtohet edhe mundësia e nisjes së protestave nga efektivët e policisë.

Shkresa e Sindikatës së Punonjësve të Policisë

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë