Muzike

Sin Boy: Reperi shqiptar që ka ndezur skenat Greke

Këngëtari më i ri me origjinë shqiptare, Sin Boy, duket që po ecën gjithnjë e më shumë në fushën e muzikës. Kënga e tij e fundit (Mama), e pëlqyer kudo në shtetin fqinj Grek, ka tashmë rreth 40 milion klikime në Youtube dhe mijëra të tjera në kanalin muzikor Spotify. Sin Boy është një këngëtar shumë i përçmuar, por njëkohësisht edhe shumë i dashur për një pjesë të madhe të popullsisë greke. Tashmë ai është emri më i dëgjuar i muzikës rep në Greqi dhe numëron një sërë hitesh.

https://youtu.be/DL9X5u-wDgw

Mënyra se si ai këndon është vlerësuar nga kritikët e muzikës, një “kurth”, pasi karakterizohet nga fjalë që mezi kuptohen dhe në dukje melodia del sikur këndohet me përtaci. Kjo gjë duket e çuditshme por zëri i këtij këngëtari po bën namet. Megjithatë suksesi i tij nuk ka qenë pa polemika. Shfaqet e tij televizive që duken shumë arrogante dhe origjina e tij shqiptare shpesh herë i kanë ulur shumë pikë.

Sin Boy, ose Augustin Gega në emrin e tij real, lindi në Athinë nga prindërit shqiptarë në gusht 1994. Ishte e pashmangshme që ai të mos përballej me diskriminimin në jetën e tij. Megjithatë kjo ishte një shtyse që e bëri atë të merrej me muzikë.

https://youtu.be/RdF4y4ABh98

Sic e ka thënë më përpara në intervista televizive ai e konsideron Greqinë dhe Shqipërinë si shtëpinë e tij, por beson se Greqia është vendi më i bukur në botë për të jetuar.

Pavarësisht këtij vlerësimi, ai nuk dëshiron të bëhet shtetas grek me dokumente, sepse për të realizuar këtë gjë, duhet të shërbejë më shumë se një vit në ushtri dhe kështu do t’i duhej të largohej nga muzika. Sin Boy, filloi të krijonte këngë në Youtube në vitin 2015.

https://youtu.be/u9sTHE3QKyw

Postimet e tij u pëlqyen më së shumti nga adoleshentët aso kohe, deri në momenti kur ai nënshkroi një kontratë me studion muzikore Heaven Music dhe u bë edhe më i njohur jo vetëm në Greqi, por edhe në mbarë trojet Shqiptare, ndërkohë që ka bërë edhe një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Rina, përpara se të nxirrte hitin e fundit Mama.

https://www.instagram.com/p/Boo2t5ZHkQ_/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë