Kombetarja

Silvinjo largohet nga kombëtarja kuqezi, Duka: U mbyll një cikël

Nga Gazeta Si- Pas 3 vitesh, Silvinjo është larguar nga drejtimi i kombëtares shqiptare, duke i lënë vendin italianit Rolando Maran.

Në konferencën për shtyp, Silvinjo falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët, si edhe futbollistët e tifozët.

“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, 9 janari i 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Ja kemi dalë të gjithë së bashku”, tha Silvinjo.

Ndërkohë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit(FSHF) Armand Duka tha se ndarja me Silvinjon është konsensuale, si një cikël që njëherë do i vijë fundi.

“Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, siç është zoti Rolando Maran”, tha Duka gjatë fjalës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë