Kombetarja

Silvinjo e ka të vështirë me gjuhën shqipe, premton Europianin në Brazil

Gazeta Si – Për kuqezinjtë po afron ndeshja e parë kualifikuese e Euro 2024, ajo me Poloninë, ku në stol do të debutojë trajneri i ri Silvinjo. Brazliani shpreson shumë për një ecuri të mirë, të finalizuar me kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Në një intervistë të fundit për “Estado” në Brazil, trajneri ka treguar detaje nga aventura e tij e re dhe synimet që ka në krye të Kombëtares shqiptare. Mes të tjerash pohon se gjuha shqipe është më e vështira në botë, ndërsa shprehet se grupi kualifikues është i balancuar.

Trajneri Silvinjo gjate nje takimi me trajneret e ekipeve kombetare te moshave. Gazeta Si, 25 shkurt 2023

“Kam një kontratë për një vit e gjysmë dhe qëllimi është ta çoj Shqipërinë në Euro 2024. Shqipëria është një Kombëtare pa rezultate të mëdha, por në fakt po rritet. Dua të jem sa më i kujdesshëm në lojtarët që do të grumbulloj.

Jam i lumtur që jam në Shqipëri. Ndryshe nga sa thonë njerëzit, puna nuk mungon. Duhet të shoh disa ndeshje të lojtarëve që mund të grumbulloj, të gjithë duhet ta tregojnë veten në fushë. Shqipëria ka lojtarë teknikë dhe unë besoj se mund të kualifikohemi në Europian.

Grupi ynë është i balancuar. Do të dëgjohet vetëm shqip në skuadër, edhe pse 100% e lojtarëve e dinë shumë mirë italishten dhe anglishten. Do të kemi përkthim në shqip. Të mësoj shqipen? Është një nga më të vështirat në botë”, - ka thënë trajneri brazilian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë