Kombetarja

Silvinjo beson: Ia dalim me ndihmën e popullit shqiptar, ndeshje e bukur për t’u parë

Gazeta Si – Trajneri Silvinjo ka folur sot para gazetarëve për ndeshjen e nesërme me Poloninë, shumë e rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2024. Ai beson shumë për një rezultat pozitiv.

Braziliani ka theksuar se Polonia është ndryshe nga Çekia, me lojtarë të fortë, por edhe kuqezinjtë nuk janë inferiorë. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë, që me ndihmën e 20 mijë tifozëve mund të fitohet.

“Është një ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por është e njëjta situatë, ne duhet të luajmë me shpirt, me zemër. Do jetë një stadium plot, me 20 mijë vetë. Me ndihmën e popullit shqiptar mund të bëjmë diçka të mirë, por në një ndeshje gjithçka mund të ndodhë.

Polonia ësahtë një kundërshtar ndryshe nga Çekia. Luan në një mënyrë tjetër. Ata kanë lojtarë me kualitet, kanë një trajner me eksperiencë. Por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë teknikisht, kështu që mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë. Ne kemi punuar për ta përgatitur këtë ndeshje, ku siç e thashë, gjithçka mund të ndodhë”, - theksoi Silvinjo.

"Polonia ka një kualitete, ka histori, por ka edhe pika të dobëta dhe unë nuk mund t'i them ato këtu. Sigurisht që e kam një ide se si do t'i përgjigjemi këtij kundërshtari. Tani të shohim", - shtoi më tej trajneri brazilian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë