Treg

Sigurimet/ Kompanitë arkëtuan 16.3 mld lekë në 8 muaj. Rriten dëmshpërblimet për aksidentet

Nga Gazeta 'SI' - Kompanitë e sigurimit arkëtuan 16.3 mld lekë të ardhura për 8 mujorin janar-gusht 2024.

Të ardhurat janë rritur me 6.6% nga një vit më parë, ndërsa numri i kontratave të lidhur me 8.3%, duke kaluar shifrën 1 mln.

91.85% e kontratave ishin sigurime jo-jetë. Më shumë se 60% e tregut i përket sigurimeve të detyrueshme, kryesisht atyre motorike.

Sigurimi motorik i detyrueshëm u rrit me 8.3% gjatë periudhës dhe arkëtoi më shumë se 9.8 mld lekë.  

Nga ana tjetër sigurimi vullnetar arkëtoi 6.5 mld lekë të ardhura me rritje 4.26%. 2.8 mld lekë u sigurua nga portofoli i sigurimit të pronës, Përgjegjësive, Garancive. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar - gusht 2024, vihet re një rritje prej 3.51% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar - gusht 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar - gusht 2024, arritën në rreth 993 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.8% në krahasim me periudhën  janar - gusht 2023

Gjatë periudhës janar - gusht 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5.6 mld lekë ose 29% më shumë se një vit më parë.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar - gusht 2024 kapën vlerën 4 mld lekëve, duke pësuar një rritje me rreth 29.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë