Lajme

Siguria ushqimore, AKU asgjëson 10 ton produkte në të gjithë vendin

Janë 514 inspektime që Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka kryer në 24 orët e fundit, në garantim të sigurisë ushqimore, si edhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës në përputhje të akteve normative kundër përhapjes së Covid-19

Sipas AKU janë marrë 31 mostra në të gjithë vendin, si dhe janë asgjësuar 10 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit.

AKU raporton se gjatë inspektimeve dhe monitorimeve janë dhënë këshillime dhe orientime në disa operatorë të biznesit ushqimor në përmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.

Në njoftimin e Autoritetit citohet se gjithashtu gjatë monitorimeve është vërejtur së zbatohen në mënyrë rigoroze protokollet e sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

AKU bën me dije se do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë