Art dhe Kulture

Si vjedhja e Mona Lisës më 1911-ën e bëri atë pikturën më të famshme në botë

Luvri është duke organizuar një ekspozitë të madhe; kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vincit, le të bëjmë një udhëtim pas, për të parë historinë e veprës që tronditi botën e artit

Më 21 gusht 1911, një hajdut i veshur me shallin e bardhë të një punëtori, hyri në Luvër dhe pse ishte e hënë, e muzeu të hënave është mbyllur. Në sallonin Carre; aty ku ruhen thesaret e Rilindjes, ai tërhoqi një pikturë të vogël nga muri. Duke e fshehur me kujdes kanavacën ai doli në rrugët e Parisit.

Njëzet e gjashtë orë do të kalonin para se dikush të vinte re se Mona Lisa ishte zhdukur.

Piktura e Leonardo Da Vincit, ku shfaqej një grua fisnike florentine e shekullit 16-të, me një buzëqeshje enigmatike, renditet si një nga imazhet më të njohura në botë. Këngëtarja Nat “King” Cole e quajti këtë vepër si një nga hitet e viteve 1950. Karikaturistët e kanë parodizuar shpesh atë. Artisti dadaist Marcel Duchamp do të skandalizonte botën e artit kur e riprodhoi Mona Lizën me mustaqe.

Këtë muaj muzeu po përgatitet për një ekspozitë të madhe me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit Leonardo da Vincit. Një numër i madh vizitorësh pritet ta vizitojnë këtë ekspozitë.

Da Vinçi e pikturoi kryeveprën e tij në vitin 1507 por vetëm kritikët e shekullit të XIX do ta vlerësonin atë si një nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes Florentine. Më 1911 Mona Lisa nuk ishte ende e njohur. Kur Washington Post raportoi për herë të parë vjedhjen e vlerësoi pikturën me vlerën 5 milionë dollarë, ndërsa për ilustrim kishte vendosur një skicë të Da Vinçit përmbys, duke pikturuar këtë vepër.

Vjedhja u zbulua kur një nga punëtorët e muzeut i cili ishte njëkohësisht dhe piktor amator mbërri në sallën Carre për të studiuar “La Joconde”; ashtu siç e quajnë francezët Mona Lisën. Në vend të pikturës ai gjeti një hapësirë bosh në mur.

Luvri në praktikat e saj e hiqte shpesh një vepër arti për ta fotografuar, kështu që roja nuk mund ta mendonte se vepra kishte humbur. Por kur pas disa orësh muri ishte sërish bosh, atëherë ai lajmëroi stafin. Mbrëmjen kur policia njoftoi vjedhjen, Georges Beneditë kurator i Luvrit u shpreh se vjedhja e një pikture kaq të çmuar, mund të ishte vetëm një shaka e pamenduar. Policia mendoi se hajduti do të kërkonte një shpërblim brenda 48 orëve, por kaluan dy ditë dhe askush nuk e bëri një gjë të tillë. Vjedhësi kishte lënë pas shumë pak të dhëna. Rojat e sigurimit gjetën një derë të lënë jashtë ndërtesës. Një hidraulik kujtoi se kishte ndihmuar një burrë që kishte nxjerrë jashtë një derë, ndërsa shkallët ishin të mbyllura.

Gishtat e 257 punonjësve të Luvrit që kishin qenë në punë atë ditë do të hetoheshin. Policia shpërndau 6.500 fletëpalosje me imazhin e pikturës dhe ofroi një shpërblim prej 40;000 franga. Më 7 shtator policia arrestoi poetin Guillaume Apollinaire me dyshimin e përfshirjes në vjedhjen e Moza Lisës dhe disa statujave të tjera egjiptiane të Luvrit. Sekretari i poetit Gey Pieret, i cili ishte një hajdut i vogël i veprave të artit, kishte shkuar në gazetën Paris Journal duke pretenduar se kishte informacione për Mona Lisën. Apollinaire i tmerruar, u shpreh se nuk dinte asgjë rreth Da Vincit, por i ktheu disa statuja të epokës iberike të vjedhura nga Pieret në 1907. Për një kohë të gjatë Luvri e mbajti hapësirën bosh për pikturën e zhdukur. Turmat e shikuesve kuriozë erdhën të shihnin murin bosh mes tyre dhe shkrimtari Franc Kafka dhe miku i tij Maks Brod. Teoritë e komplotit ishin të shumta; deri emri i Vincenzo Peruggia do të dilte si njeriu që kishte kryer aktin e vjedhjes. Ai kishte qenë pjesë e ekuipazhit që punonin me xhamin e Luvrit dhe në  intervistat e policisë kishte thënë se atë ditë ndodhej duke punuar diku tjetër. Pavarësisht rrëfimeve të tij; Mona Lisa ishte në apartament e ngjeshur diku në bagazh. Ai do të dekonspirohej, teksa i shkruante në dhjetor të vitit 1913 një tregtari arti, duke e nënshkruar letrën si Lorenco, ai tregonte se kishte Mona Lisën, pasi besonte se piktura ishte marrë gabimisht nga Napoleoni dhe i përkiste artit italian.

Ai shpresonte se piktura do të kthehej në atdheun e saj, aty ku përkiste. Piktura ishte në Francë që prej vitit 1516 kur da Vinçi ia dhuroi Gallic, mbrojtësit të Mbretit Francois I. Peruggia u dënua me 6 muaj burg për vjedhje, por u përshëndet për patriotizmin e tij në Itali. Pikërisht falë tij, Mona Lisa u bë realisht e famshme. Përpara kësaj ngjarje, piktura e Rilindjes ishte pak e njohur jashtë rretheve artistike. Skandale të tjera do të ndodhnin me pikturën në dekadat që pasuan. Në vitin 1956, një pjesë e Mona Lisa-s u dëmtua pasi një vandal derdhi acid mbi të. Një pikël e pigmentit pranë bërrylit të majtë të Mona Lisa-s u dëmtua, dhe në 30 dhjetor të po atij viti, u qëllua me një gur, por dëmi u riparua shpejt. Në vitin 1974, kur piktura po shfaqej në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Tokios në Japoni, një grua e mërzitur nga politikat e muzeut ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, e leu me ngjyrë të kuqe. Në një kohë që në vitin 2009, një grua nga Rusia, e irrituar, pasi nuk iu dha nënshtetësia franceze, e qëlloi me një filxhan çaji pikturën e famshme. Fatmirësisht, pavarësisht dy incidenteve të fundit, kryevepra mbeti e padëmtuar për shkak të mbrojtjes nga xhami antiplumb.

Me buzëqeshjen që vazhdon të ruajë kureshtjen, Mona Lisa vijon të jetë më e dashura jo vetëm për vizitorët, por edhe për kritikët, e padyshim një nga veprat më të famshme të Leonardo Da Vincit.

 

Më Shumë