Njerez

Si t’i bëjmë fëmijët më të sigurtë në internet

Nga Beth Swanson - Vajza ime ka lindur në vitin 2005. Në atë kohë përdorimi i telefonave celularë, nuk konsiderohej aq i rëndësishëm sa sot. Në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, të dyja menduam të ftonim të gjitha shoqet e saj për të fjetur në shtëpinë tonë. Ato do të luanin lojëra, do të shikonin filma, do të hanin akullore dhe do të flinin të gjitha së bashku në dysheme, por problemi im më i madh ishte përdorimi i telefonave gjatë darkës.

Mbasi hëngrën darkë, vajza ime mori një shportë dhe u kërkoi shoqeve të saj të linin telefonat në të. Ajo arriti të mblidhte vetëm tre telefona. Më pas mora shportën dhe nisa t’u flisja vajzave, duke i këshilluar se përdorimi i telefonave natën vonë ishte dicka e dëmshme. Kur doja  të shkoja në dhomën time për të fjetur, pashë se dy nga vajzat i kishin fshehur telefonat e tyre poshtë jastekut, në mënyrë që unë të mos i merrja. U nisa drejt tyre, por vajza ime po më shikonte me një fytyrë të çuditshme dhe në heshtje po më lutej që të mos reagoja dhe të mos e vija në siklet me shoqet e saj.

Beth Swanson, profesore në kolegjin e  Çikagos 

Prindërimi është i vështirë në  në epokën e teknologjisë. Asgjë nuk është e qartë për mua,  si duhet të sillem për këtë situatë dhe si duhet të flas me vajzën time për shqetësimet e mia. Mosha mesatare e një fëmije në ditët që kanë një celular është 10 vjec. Sipas një hulumtimi të kryer nga nga Nielsen në vitin 2017, tregon se 45 për qind e fëmijëve e marrin telefonin që në moshën dhjetë vjeç, ndërsa 16 përqind e marin në moshën tetë vjeç, ndërsa 95 për qind adoleshentëve kanë qasje  të kenë një smartphone. E gjithë kjo përkthehet se fëmijët i përdorin telefonat masivisht dhe nuk mund ti ndash prej tyre.

Gjatë dy viteve të fundit të shkollës, vajza ime ishte ftuar në festat e mbrëmjeve  që përdorin telefona për fotografi dhe filmime. Por unë nuk isha e sigurt çfarë do të ndodhte në orën 2 të mëngjesit, kur lojërat dhe rrjetet sociale janë bërë prezente gjatë gjithë kohës.

"Një fëmijë që merr vendime në orën tetë të mëngjesit, nuk mund të jetë  i njëjti fëmijë që ka qenë pa gjumë dhe i lodhur nga festat me bashkëoshatarët,” më thotë Devorah Heitner, shkrimtarja e librit “Ndihmë për fëmijët që të lulëzojnë”

Një tjetër përvojë e keqe ishtë këtë fundjavë, kur djali im u zgjua nga  një mesazh që thoshte: "Ne kemi marrë motrën tënde.” Argëtuese për shoqërinë e vajzës time, por e frikshme për djalin tim, i cili ishte i bindur se motra e tij ishte rrëmbyer. Ai u qetësua vetëm kur vajza jonë mori në telefon dhe na tha se është mirë.  Përtej privimit të gjumit, fëmijët janë të prirur për t’u përshtatur me miqtë e tyre.

“Nëse një grup vajzash edhe nëse nuk duan të bëjnë dicka  të papërshtatshme, do ta bëjnë  nën presionin e bashkëmoshatarëve,” shtoi Heitner.

Siguria në internet dhe sulmet kibernetike janë bërë tema shumë shqetësuese për prindërit kohët e fundit dhe shumë prej tyre  përdorin pajisje ose aplikacione për të shkëputur lidhjen e internetit në orët e vona, duke menduar se do t'i mbajnë fëmijët jashtë telasheve, por kufizimi i internetit nuk pengon fantazinë e adoleshentëve.

Përdorimi i telefonit të dikujt tjetër, për të dërguar mesazhe shqetësuese ose për të ndarë një pamje të turpshme të dikujt që fle pa pëlqimin e tij, është tronditëse dhe është një shkelje e madhe.

Cila është mënyra më e mirë për prindërit për të menaxhuar celularët gjatë një darke me miqtë?

Mesa duket, një shportë për t'i mbledhur, nuk ishte strategjia më efektive.

Një psikolog klinik në Seattle i cili punon me adoleshentët, më tha se prindërit duhet të jenë të kujdeshëm për gjithcka dhe mënyra më e mirë për këto raste është që të gjithë prindërit të shkruajnë në ftesat që dërgojnë se nuk lejohet telefoni.

Një fëmijë në shkollën fillore ose të mesme e përdor një telefon si një i rritur. Ata madje e pretendojnë se janë të tillë, ndërkohë që ata janë tjesht fëmijë që nuk marin parasysh se cdo të ndodh nëse i keqpërdorin telefonat. Mësimi i përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë në një grup është një nga detyrat më të rëndësisme  prindërore. Ndoshta, darkat me shoqërinë, presionet e mesazheve dhe rrjeteve sociale, i detyrojnë ata të jenë më të rritur për moshën  që kanë.

Gjithashtu, Heitner me tha se shumica e familjeve do të jenë të lumtur dhe të sigurt për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. “Ata  nuk do të jenë të rrezikuar nga sulmet kibernetike dhe do të jenë të aftë të krijojnë shoqëri të vërtetë dhe jo nëpërmjet virtualitetit,”shton ajo. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë