Analize

Si Teknologjia Civile mund të ndihmojë në ndalimin e një pandemie

Suksesi fillestar i Tajvanit është një model për pjesën tjetër të botës

Nga Jaron Lanier dhe E. Glen Weyl- Përhapja e novelës koronavirus që shpuri në shpalljen e pandemisë globale për COVID-19, është një provë e fuqishme e sistemeve shoqërore dhe qeverisëse. Asnjëra prej dy fuqive kryesore të botës, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, nuk është dalluar veçanërisht në përgjigje. Në Kinë, një periudhë fillestare e mohimit politik lejoi që virusi të përhapet me javë, së pari brenda vendit dhe më pas globalisht, përpara se një sërë masash të fuqishme të rezultonin në mënyrë të arsyeshme efektive. (Qeveria kineze gjithashtu duhet të ishte përgatitur më mirë, duke pasur parasysh që viruset janë përhapur në raste të shumta në të kaluarën nga kafshët tek njerëzit brenda territorit të saj.)

Shtetet e Bashkuara iu nënshtruan periudhës së vet të mohimit politik para se të miratonin politika distancuese sociale; edhe tani, mungesa e investimeve në shëndetin publik e lë të keqpërgatitur për këtë lloj emergjence.

Dhe shpesh përgjigja e një Bashkimi Europian burokratik dhe teknofobikë mund të dëshmojë edhe më keq: Italia, edhe pse larg nga epiqendra e shpërthimit, ka një normë vdekshmërie për frymë sa katër fishin e normës së vdekjeve të Kinës, dhe madje edhe Gjermania e rregullt ka tashmë gjysmën e normës së Kinës. Kombet në pjesë të tjera të botës, siç është Irani që manipulon informacionin, japin shembuj më të këqij akoma.

Të përqendrohesh në vendet që kanë vepruar keq, në këtë situatë nuk është e dobishme.

Është momenti që referimi të shkojë për ata vende që kanë  vepruar më mirë.

Shembull është Tajvani. Pavarësisht se trajtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit si pjesë e Kinës, dhe pavarësisht se ka bërë testime shumë më të gjera se Shtetet e Bashkuara (domethënë shkalla e vërtetë e infeksionit është shumë më pak e fshehur), Tajvani ka vetëm një të pestën e nivelit të rasteve të njohura në Shtetet e Bashkuara dhe më pak se një të dhjetën e normës së Singaporit të vlerësuar gjerësisht. Infektimet mund të rriten sërisht, veçanërisht me përhapjen globale që i bën udhëtarët e të  gjithë botës vektorë të transmetimit të Virusit të ri.

Sidoqoftë, historia e suksesit fillestar të Tajvanit ia vlen të ndahet jo vetëm për shkak të mësimeve të tij për përmbajtjen e pandemisë së deritanishme, por edhe për shkak të mësimeve të saj më të gjera rreth lundrimit të sfidave të ngutshme rreth teknologjisë dhe demokracisë.

Suksesi i Tajvanit është mbështetur në një shkrirje të teknologjisë, aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare. Një demokraci e vogël, por në aspektin teknologjik avanguardë, që jeton nën hijen e superfuqisë, Tajvani ka zhvilluar vitet e fundit një nga kulturat më të gjalla politike në botë duke e bërë teknologjinë të funksionojë në avantazhin e demokracisë sesa në dëm të saj.

Kjo kulturë e teknologjisë qytetare ka provuar të jetë përgjigja më e fortë imune e vendit ndaj koronavirusit të ri.

TEKNOLOGJI PËR DEMOKRACINË

Vlera e kulturës qytetare e mbështetur nga teknologjia në Tajvan është bërë mjaft e qartë në krizën aktuale. Shkëmbimi i informacionit nga poshtë -lart, partneriteti publik-privat, "hacktivism" (aktivizëm përmes ndërtimit të provave të shpejta dhe të pista, por efektive të konceptit për shërbimet publike në internet), dhe veprimet kolektive pjesëmarrëse kanë qenë thelbësore për suksesin e vendit në koordinimin e një bashkësie konsensuale dhe transparente për tiu përgjigjur koronavirusit. Një raport i fundit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Stanford dokumenton 124 ndërhyrje të dallueshme që Tajvani zbatoi me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Shumë prej këtyre ndërhyrjeve u përfshinë në sektorin publik përmes nismave të komunitetit, hackathons dhe diskutimit dixhital në platformën e demokracisë dixhitale vTaiwan, në të cilën merr pjesë pothuajse gjysma e popullsisë së vendit. (Platforma mundëson hakerizëm në shkallë të gjerë, diskutime qytetare dhe shkallëzim të iniciativave në një mënyrë të rregullt dhe kryesisht konsensuale.) Një komunitet i decentralizuar i pjesëmarrësve përdori mjete të tilla si Slack dhe HackMD për të përsosur projektet e suksesshme. (Pjesa më e madhe e analizave tona bazohet në intervista të hapura përmes këtyre instrumenteve me lider të komunitetit g0v të hakerave qytetarë.)

Një nga shembujt më të njohur është Harta e maskave të fytyrës, një bashkëpunim i iniciuar nga një sipërmarrës që punon me g0v. Për të parandaluar panikun e mungesës së maskave, që e limitoi Tajvanin në përgjigje ndaj SARS në 2003, qeveria krijoi një skemë kombëtare racionimi të dy maskave në javë për një qytetar. Duke parashikuar që kjo politikë kombëtare do të ishte e pamjaftueshme për të shmangur mësymjet në farmacitë e lagjeve, qeveria (përmes ministrisë së saj prestigjioze dixhitale) lëshoi ​​një ndërfaqe programimi të aplikacionit (API) që siguronte të dhëna në kohë reale, specifike për publikun në lidhje me vendndodhjen dhe mbi disponueshmërinë e maskave.

Ministri Dixhital Audrey Tang vazhdoi të bashkëpunojë ngushtë me sipërmarrësit dhe hacktivistët g0v në internet për të prodhuar me shpejtësi një sërë hartash dhe aplikacionesh. Këto mjete treguan se ku gjendeshin maska, por ata bënë më shumë se kaq. Qytetarët ishin në gjendje të rialokojnë maskat përmes shkëmbimeve mes vedi dhe dhurimeve për ata që kishin më shumë nevojë për to, gjë që ndihmoi në parandalimin e rritjes së një tregu të zi të mundshëm. Siç ndodh shpesh në botën e hakerave, aplikacioni fillestar ra, pasi u mbipopullua nga qindra mijëra pyetje në orët e para të operacionit, por përpjekja nuk u rresht. Interesi i gjerë e stimuloi qeverinë të sigurojë burimet e nevojshme dhe gjerësinë e bandës për të lejuar një version të këtij shërbimi që mund t'i shërbente të gjithë popullatës. Rezultati jo vetëm që ka lehtësuar një shpërndarje më të efektshme të maskave, por gjithashtu ka zvogëluar panikun dhe gjeneruar krenari të justifikuar.

Një shembull i dytë është një platformë që i ndihmon qytetarët të punojnë së bashku për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit. Puna në këtë platformë (e cila përsëri u rrit nga një bashkëpunim midis një grupi sipërmarrësish, ministrisë dixhitale dhe lëvizjes g0v) u motivua pjesërisht nga ardhja e pasagjerëve nga një anije lundrimi me një shkallë të lartë infeksioni. Individët përdorën platformën për të shkëmbyer raporte, në mënyrë vullnetare dhe në kohë reale, në lidhje me simptomat duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi (të tilla si një thirrje telefonike nga smartphone); këto informacione u verifikuan dhe u mblodhën shpejt. Rezultati u kombinua më pas me më shumë aplikacione të krijuara nga komuniteti që lejuan përdoruesit të shkarkojnë historinë e vendndodhjes së smartphone-it për të përcaktuar nëse ato mund të jenë ekspozuar. Ishte një model me sens të përbashkët që inkurajonte sjelljen proaktive. Përdoruesit që shqetësoheshin për ekspozimin, kufizuan ndërveprimet e tyre pasuese për të mbrojtur të tjerët.

Parimi udhëzues nuk ishte kontrolli nga lart- poshtë, por respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë. Privatësia u mbrojt me kujdes dhe lëvizjet e një individi nuk ishin të dukshme për të tjerët. Kjo qasje mbështeti një shkallë të habitshme të koordinimit shoqëror, i cili zvogëloi transmetimin. Dhe pavarësisht se ishte një sistem i hapur, pjesëmarrës, platforma nuk nxiti përhapjen e dezinformatave ose panikut. Duke siguruar histori të raportuara të lëvizjes, korrespondonin me modele të besueshme, pa regjistruar detajet e tyre. Disponueshmëria e këtij informacioni uli në mënyrë dramatike barrën ekonomike të arritjes së kontrollit duke shmangur politika uniforme dhe ekstreme të distancimit shoqëror. Në vend të kësaj, qytetarët ishin në gjendje të shmangnin ose dezinfektonin vendet me risk; ata që i kishin vizituar mund të vetëizoloheshin.

Këto janë vetëm dy shembuj. Dhjetëra aplikacione të krijuara nga komuniteti ndihmuan në zvogëlimin e intensitetit të ndërhyrjeve të urdhëruara nga qeveria dhe në të njëjtën kohë mbështetën përgjigjen më të mirë në botë ndaj pandemisë. Ata i lejuan Tajvanit të shmangte mungesën e koordinimit dhe shpërndarjen e gabuar të furnizimeve dhe provave që kanë karakterizuar SHBA-të dhe Europën në përgjigje ndaj Koronavirusit, si dhe qasjen sekrete, hierarkike të planifikimit të centralizuar kinez. Duke e bërë jashtëzakonisht transparente përgjigjen ndaj krizës shëndetësore Ministri Dixhital Tang I kryen të gjitha takimet me temë shëndetësore drejtpërdrejt on line në streaming . Tajvani ndërtoi besimin e publikut. Duke komunikuar sfidat me të cilat përballet qeveria, në vend që të krijojë një aur të pathyeshme, ajo inkurajoi një sërë aktorësh të decentralizuar të kontribuojnë në zgjidhje të mundshme dhe të ndërtojnë informacione zyrtare. Dhe duke synuar fort përgjigjet ndaj vendndodhjeve dhe llojeve të veprimtarive që paraqesin një kërcënim, të bërë të dukshëm nga të dhënat e komunitetit, ajo ishte në gjendje të vepronte herët pa paralizuar veprimtarinë ekonomike, duke shkaktuar ndarje politike ose duke ngjallur frikë.

FUQIA E PJESËMARRJES

Pse Taivani ka arritur sukses atje ku të tjerët janë tronditur? Është shumë herët për të pretenduar ose sukses përfundimtar ose një kuptim të plotë të një krize që tashmë po shpaloset dhe po zhvillohet. Por është e qartë se qasja Taivanese, në fazat e hershme të pandemisë, ka rezultuar më efektive sesa ato në Kinë, gjetkë në Azi, Europë ose edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në teori, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - "superfuqitë e AI, Inteligjencës Artificiale", siç e ka thënë edhe vetë shkencëtari Taivanez i kompjuterave, Kai-Fu Lee, duhet të kenë kapacitete më të mira për t'u marrë me probleme komplekse, me zhvillim të shpejtë, duke pasur parasysh që ata kanë kompjuterët më të mëdhenj drejtimin e programeve më të përparuara të inteligjencës artificiale. Megjithatë, Tajvani i vogël veproi  më mirë se secila prej tyre duke theksuar kontributet sociale në koordinim në vend që të mësonte vetëm në mënyrë mekanike se si funksiononin aparaturat teknologjike.

Është e mundur që aftësia Inteligjencës Artificiale të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fakt të jetë penguar. Të dy kanë një vizion teknokratik, nga lart-poshtë për të ardhmen e Inteligjecës Artificiale, në të cilën një elitë e vogël dixhitale, e përqendruar në disa qendra të teknologjisë dhe kryesisht e ndarë nga shqetësimet e pjesës tjetër të popullsisë, prodhon mjete të destinuara për t'u përdorur nga pjesa tjetër e popullsisë. Edhe pse lokacioni i kësaj elite është Partia Komuniste në një rast dhe qendrat e teknologjisë West Coast në tjetrën, logjika është e ngjashme.

Një problem me teknokracitë e këtij lloji është se megjithëse janë të mirë në shtypjen dhe përhapjen e të dhënave, ato kanë tendencë të jenë miope kur bëhet fjalë për kontekstin dhe motivimin. Elitat e teknologjisë si në Kinë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara ishin fillimisht të ngadalta për të perceptuar rëndësinë e ngjarjeve në një fushë njohurish disi të tërhequr siç është mjekësia. Edhe kur çështja ishte përpara syve të tyre, mendjengushtësia e elitave çoi në një verbëri fillestare në botë që tejkaloipërvojën e tyre të menjëhershme.

Shembulli më i mrekullueshëm ishte mjeku kinez Li Wenliang, një nga të parët që perceptoi rrezikun e virusit, i cili u qortua nga policia dhe më pas, pasi vdiq, u bë një dëshmor kombëtar. Mendjeshkurtësia e elitave është gjithashtu e dukshme në Shtetet e Bashkuara, në lançimin e aplikacionit triage COVID-19 nga Alphabet's Verily: aftësitë e tij fillimisht u supershitën, nuk u besuan nga shumë syresh si një kapje e të dhënave, dhe rezulton të mbulojë vetëm Zonën e Gjirit.

Në të kundërt, përgjigja Taivaneze, e bazuar në një parim të pjesëmarrjes së gjerë dixhitale dhe zhvillimit të mjeteve të drejtuara nga komuniteti, ishte e shpejtë, e saktë dhe demokratike. Duke përhapur pjesëmarrjen në zhvillimin dixhital gjerësisht përmes shoqërisë, Tajvani shmang si teknokracinë ashtu edhe teknofobinë, duke ruajtur besimin dhe rrjedhën e dyanshme të informacionit përballë një krize.

MODELI I TAIVANIT

Suksesi i Tajvanit ka precedentë. Një shembull vjen nga Shtetet e Bashkuara: mobilizimi i shpejtë pas sulmit në Pearl Harbour në 1941. Vendi urebelua dhe tejkaloi përpjekjet e mëdha të Gjermanisë, Japonisë, dhe më vonë, Bashkimit Sovjetik, përmes një serie risishë industriale dhe teknologjike të drejtuara nga qeveria dhe qytetarët. Çlësi, si për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për Tajvanin tanimë, ishte katalizimi i dëshirës së përhapur midis qytetarëve për të qenë prodhues të dobishëm, dhe jo vetëm konsumatorë, të mjeteve të nevojshme për fitoren ndaj një armiku - qoftë një ushtri e huaj apo një virus vdekjeprurës. Shoqëritë që nuk arrijnë ta bëjnë këtë në një kohë krize po harxhojnë burimin e tyre më kritik.

Tajvani ka demonstruar të njëjtin kapacitet kur është përballur me sfida të tjera. Zgjedhjet e saj të fundit presidenciale, për shembull, mund të përfaqësojnë fitoren më të madhe të botës demokratike akoma mbi dezinformimin dixhital. Duke u përballur me vëllimin më të lartë në botë të dezinformatave (që rrjedh kryesisht nga territori i Kinës Kontinentale), Tajvani shfrytëzoi platformat e ndërtuara dhe të përdorura nga qytetarët, që funksiononin me raportime vullnetare, për të kontrolluar dhe hedhur poshtë pretendimet e rreme. Qytetarët gjithashtu hartuan dhe vendosën shpejt një program mësimor të ri të leximit të medieve përpara zgjedhjeve. Një kandidat populist, i mbështetur nga Pekini humbi zgjedhjet me 20 pikë.

Tajvani ka arritur suksese të ngjashme në një varg fushash të tjera të politikave, duke përfshirë arritjen e një ekuilibri midis mbrojtjes së privatësisë dhe mundësimit të "bashkëpunimit të të dhënave" të organizuar nga qytetarët; arritja e standardeve të jashtëzakonshme mjedisore dhe zvogëlimi i emetimeve klimatike; mbrojtja e punëtorëve në "ekonominë gig" (një treg pune i karakterizuar nga prevalimi i kontratave afatshkurtër ose profesioneve të lira) pa parandaluar ngritjen e shërbimeve inovative dixhitale; dhe nxitjen e pjesëmarrjes qytetare me mjete krijuese dhe votimi.

Ky model në zhvillim i Taivanit premton fuqishëm përtej krizës aktuale. Debatet rreth zhvillimit teknologjik kanë tendencë të përqëndrohen te konkurrentët kryesorë në garën për prestigj global, duke mbështetur shtetin e mbikëqyrjes teknokratike-autoritare, Kinën  kundër qëndrimit korporativ-kapitalist të Shteteve të Bashkuara.

Tajvani ofron një rrugë tjetër - atë që duhet të tërheqë r linjat ideologjike në shoqëritë demokratike, përfshirë Shtetet e Bashkuara. E majta do të vlerësojë faktin që lëvizja qytetare-haker e g0v u rrit pa punuar me Lëvizjen e Lulediellit, përgjigja e Tajvanit për okupimin Wall Street. (Në ndryshim nga okupimi, g0v përfundoi duke i dhënë Lëvizjes Luledielli të Tajvanit mjetet për të fituar një themel të qëndrueshëm institucional në ministrinë dixhitale.) Në të njëjtën kohë, duke treguar se si një demokraci e vogël, e re dhe e mprehtë mund të lulëzojë nën hijen e Pekinit ku autoritarizmi është në rritje, Tajvani jep një shembull që duhet të apelojë për Kinën.

Tajvani ofron një alternativë si për mbikëqyrjen nga lart-poshtë të shtetit kinez, ashtu edhe për gjigantët teknikë të perëndimit të drejtuar nga reklamat. Ajo ka shfrytëzuar teknologjinë si një mjet të krijimtarisë demokratike (në vend se, si Europa, duke u përqëndruar vetëm në kufizimin e dëmeve të frikshme të mbikëqyrjes). Dhe duke e bërë këtë, Tajvani ka krijuar një model që mban premtime të mëdha në luftën e vazhdueshme jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe kundër të të ardhmes teknologjike distopike që rrezikon të ardhmen./foreignaffairs.com/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë