Njerez

Si të ripopullosh zonat rurale? Nxirrni në shitje fshatrat

Shpërngulja në zonat urbane ka goditur rëndë rajonin spanjoll të Galicisë. Tani disa nga mijëra fshatrat e saj të braktisur po shiten për shitje.

Galicia ka 3.562 fshatra të braktisur dhe ky numër rritet me nga një çdo javë. Sot lindja e ulët dhe shoqëria në plakje e Spanjës, si dhe infrastruktura e dobët - e kanë goditur fort Galicinë. Kështu, Costoya, 50 vjeç, dhe burri i saj, Mark Adkinson, i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, kanë krijuar një biznes që synon të ndihmojë në zgjidhjen e problemit: ata u shesin fshatra të tëra blerësve në përpjekje për t'i rikthyer banorët në fshatrat e thellë të Galicias.

Fshatra ne Galici. Gazeta Si, 2019

Costoya kaloi pjesën e parë të karrierës së saj duke punuar me fermerët dhe bagëtitë e tyre. Pastaj në vitin 2005 ajo dhe Marku themeluan kompaninë e tyre për të shit-blerjen e prona verurale. Ajo kujton se në fillim i duhet të udhëtonin për ditë të tëra bashkë më dy vajzat e tyre për të gjetur shtëpi për shtije, përpara se teknologjitë si Google Earth t’u shpëtonin jetën.

Tani interneti është mjeti i tyre kryesor për të shitur shtëpi dhe fshatra, dhe janë shitësit ata që na kërkojnë në. Konsumatorët vijnë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, por edhe nga SHBA-ja dhe pjesë të tjera të Spanjës. (Interesi u rrit vitin e kaluar kur aktorja Gëyneth Paltroë bleu një fshat të braktisur pranë Lugo, një qytet në Galici).

Fshatra ne Galici. Gazeta Si, 2019

Pjesa më e vështirë e shitjes së fshatrave të tëra është mbledhja e të gjitha dokumenteve ligjore. "Është gjithashtu shumë e rëndësishme për mua që të zgjedh pronarin e duhur. Unë jam duke shitur një pjesë të tokës time, një pjesë të historisë së vendit tim”, thotë Costoya. "Fshatrat që kemi për shitje kanë çmime të ndryshme. Ne kemi fshatra rreth nën 50,000 euro dhe të tjerë deri në 2 milion euro. Kjo gjë varet nga vendbanimet, pronat e saj dhe cilësia e ndërtesave.”

Fshatra ne Galici. Gazeta Si, 2019

Kohët e fundit ajo shiti një fshat me tre shtëpi dhe një plazh afër qytetit bregdetar të Viveiro për 300,000 euro. Pronarja e re Serena Evans, burri i saj dhe dy vajzat, janë të lumtur me blerjen e tyre.

Fshatrat e tjerë janë ende në pritje të pronarëve të rinj. "Ne dikur kemi pasur 30 ose 40 fqinjë," thotë Benita Felgueira nga fshati Penso, i cili është aktualisht është në shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë