Ushqim

Si të parandaloni prishjen e ushqimeve

Periudha e verës është shumë e rrezikshme kur vjen puna tek ushqimet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe selektivë ndaj ushqimeve, si dhe duhen pasur parasysh pasojat që kemi nëse konsumojmë ushqimet e një natë me parë, nëse ata nuk janë ruajtur siç duhet. Gjithashtu nëse nuk jeni në gjendje të konsumoni gjithmonë ushqime të freskëta dhe të sapogatuara, duhet të dini si të ruani ushqimet e mëparshme nga prishja.

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla, ku rekomandon se si të mbani ushqimet e freskëta dhe t’i ruani ato nga prishja e tyre. Nëse ndiqni disa rregulla, ushqimin e mbrëmjes, mund të mos e hidhni në kosh në mëngjes:

- Termostati duhet të gradohet në një temperaturë më të ulët, krahasuar me dimrin.
- Pastrojeni rregullisht frigoriferin dhe përdorni ujë të nxehtë me pak uthull për të larguar aromën e padëshiruar.
- Ndani në zona të caktuara në frigorifer ushqimet e gatuara nga të freskëtat.
- Nëse udhëtoni, ushqimin mbajeni në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në destinacion.

Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në vende të freskëta.
Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen.
Ringrohini sërish pas disa orësh.
Mos harroni:
Ushqimet janë të sigurta në frigorifer vetëm për aq kohë sa thuhet në etiketë. Nëse keni dyshime mbi një ushqim të ruajtur për një kohë të gjatë, më mirë hidheni atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë