Jete & Stil

Si të mbrojmë fëmijët nga pedofilët në internet?

Ka mjaftuar hapja e një adresë Facebooku me emrin e një vajze 10-vjeçare filipinase, që një organizatë holandeze e të drejtave të njeriut, të identifikonte më shumë se 1.000 pedofilë në mbarë botën.

Organizata “Terre des Hommes” i ka dorëzuar tashmë policisë identitetet e mbi 1.000 meshkujve që ishin të gatshëm të paguanin fëmijët e vendeve në zhvillim për seks online. Gjatë dhjetë javëve, ata regjistruan bisedat me 1,000 burra nga 71 shtete të ndryshme që kishin kontaktuar me vajzën e vogël.

https://www.youtube.com/watch?v=gYP2tInr_YY

Pak muaj më parë, një 50-vjeçar britanik u dënua me tre vjet burg për ngacim seksual ndaj dy vajzave 14 vjeçare që kishte njohur në Facebook.  Megjithatë, adoleleshentet nuk ekzistonin, ato ishin adresa fiktive të krijuara një grup që hetojnë pedofilët që veprojnë në internet.

Ata komunikuan me Mitchell gjatë disa javëve dhe mblodhën provat digjitale në CD - duke përfshirë 3,500 mesazhe të dërguara gjatë një jave dhe ia çuan në policisë.  Provat përfshinin filmin e Mitchellit që arrinte në një park, duke pritur të takonte "vajzat" me të cilat kishtë rënë dakort online për seksin

Një rast i ngjashëm u denoncua edhe në Shqipëri, disa ditë më parë nga një emision investigativ, duke zbuluar një rrjet të madh pedofilësh që shënjestronin të mitur në rrjetin social Facebook.

Kjo nuk ndodh vetëm në bisedat në Facebook-ut, por ndodh në të gjithë internetin.  Edhe pse situata mund të duket mjaft alarmante, eksperët këshillojnë një sërë hapash për të mbrojtur fëmijët tuaj nga grabitqarët online.

Së pari bisedoni me fëmijët tuaj rreth grabitësve seksualë dhe shpjegoni për rreziqet potenciale në internet. Shpjegoni pse nuk duhet të flasë më të panjohur dhe paralajmërojeni për disa nga taktikat që një pedofil mund të përdorë.

Mundohuni të kotrolloni veprimtaritë e fëmijëve tuaj në internet. Mos harroni të informoni fëmijët tuaj dhe shpjegojuni se nuk po i spiunoni, përkundrazi po mendoni për sigurinë e tyre.

Vendoseni kompjuterin në një dhomë familjare ose në një vend të dukshëm (jo në dhomën e gjumit të fëmijës suaj). Por mos harroni se fëmijët tuaj kanë mjete të tjera për të hyrë në internet dhe për të komunikuar me pedofilët. Kushtojini vëmendje pajisjeve të tjera kompjuterike që keni në shtëpi.

Shumica e faqeve të rrjeteve sociale kërkojnë që përdoruesit të jenë 13 vjeç e lart. Sigurohuni që fëmijët tuaj të ndjekin këto kufizime moshe.

Kufizoni dhe monitoroni sasinë e kohës që fëmijët tuaj kalojnë në internet dhe mbi të gjitha kontrollini oraret që hyjnë online. Shumë kohë në internet, veçanërisht gjatë natës, mund të jetë një shenjë e një problemi.

Hidhuni një sy bisedave të fëmijëve tuaj për të parë me kë po flasin. Kontrolloni për të parë llojet e bisedave që ndodhin. Disa dhoma chati që tërheqin fëmijë dhe adoleshentë nëpërmjet muzikës sportit apo modës, objektiva kryesore e grabitqarëve seksualë të fëmijëve.

Së fundmi, tregojuni fëmijëve tuaj që të mos i përgjigjen kurrë mesazheve të menjëhershme ose e-maileve nga të huajt./"The Telegraph", "PureSight"/

New method to detect falsified medicines


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë