Portofol

Pesë aplikacione për të mbetur shtatëzëna

Objektete wearable dhe aplikacionet tech kanë revolucionarizuar dhe bërë më të lehtë mbetjen shtatëzënë për gratë dhe çiftet që duan të kenë fëmijë.

Wearable inovativë

Për çiftet  ose gratë single që dëshirojnë të bëhen prindër, alternativat në nivel teknologjik janë gjithmonë më të mëdha në numër. Aplikacione dhe objekte wearable për të njohur fertilitetin dhe për të zbuluar periudhat oportune për të ngjizur një fëmijë janë kthyer në instrumente të nevojshme dhe shumë të dobishme në momentet të tilla me kaq rëndësi. Dhe rezultat fillojnë të duken: aplikacioni Ava, që bashkon një objekt që i mvishet një softwari për telefona smart, sipas të dhënave, ka treguar kohët e fundit, se kanë lindur plot dhjetë mijë fëmijë falë programit teknologjik në fjalë. Por risitë nuk mungojnë: në këtë listë janë rigrupuar aplikacionet më të mira  dhe wearable për këdo që është shtatëzënë ose do të mbetet.

Bebat Ava

Ndër objektet wearable më të famshëm dhe më të përdorur për gratë shtatëzëna është Ava. Në SHBA tashmë flitet për “Ava baby” ndërsa një neonat vjen në botë falë  aplikacionit në fjalë. Byrzylyku kushton  249 dollar dhe kontrollon gruan ndërsa ajo fle, bën matje të ndryshme të rrahjeve të zemrës, yndyrës, humbjen e nxehtësisë dhe lëvizjen në gjumë. Këta elementë renditen me të dhëna të tjera të ndryshimeve fiiziologjike, duke përjashtuar mundësitë e gabimit njerëzor në fazën e grumbullimit të informacioneve në lidhje me shëndetin. Suksesi i Avas dhe numeri i shkarkimeve të këtij aplikacioni (Silicon Valley po investon miliona dollar në këtë start up) tregojnë që fonksionon dhe është i saktë.

Për tu vendosur në bark

Paisjet wearable nuk vendosen vetëm tek kyçi i dorës, mbi të gjitha kur kemi të bëjmë me çështje “barku”. Bloomlife është një objekt që vendoset në zonën rreth stomak-barkut të nënave: në harkun kohor të një muaji, veçanërisht në tremujorin e fundit të shtatëzanisë, sensori mat kontraktimet dhe kohën mes seicilës prej tyre. Të dhënat i jepen aplikacionit të ndërlidhur dhe analizohen nga programi i krijuar prej një grupi ekspertësh me qëllim njohjen e një skeme hipotetike për frekuencën e kontraktimeve, e cila mund të jetë shumë e dobishme përpara dhe gjatë lindjes.

Muzikë gjatë shtatëzanisë

Thuhet se ti japësh të dëgjojë muzikë fëmijës në bark është qetësuese gjatë shtatëzanisë. Bazuar në këtë besim universal në të gjithë botën, një ndërmarrje amerikane ka krijuar BellyBuds, kufje shumë speciale. Aparati është krijuar për tu vendosur në bark me qëllim që muzika të mbërrijë në brendësi. Përpos kësaj, prindërit e ardhshëm mund të regjistrojnë lehtësisht një mesazh zanor me qëllim që bebi ta dëgjojë. Kufjet BellyBuds kushtojnë 49 dollar.

Ekografi private

Falë gjetjeve teknologjike, tashmë prindërit e ardhshëm ose nëna mund të bëjnë një ekografi pa shkuar tek mjeku specialist. Aparati wearable Ultra Scan lejon  një pamje të parë të bebit në mitër përmes ultratingujve të regjistruar pas vendosjes së aparatit në lëkurë. Video, foto edhe tinguj mund të regjistrohen në aplikacionin që i korrespondon të cilat mund të shihen në celular. Një metodë inovative për të zbuluar imazhin e parë të fëmijës që do të vijë në jetë. Falë këtyre risive teknologjike, jeta e nënave të reja, dhe atyre që duan të bëhen nëna, është bërë më e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë