Njerez

Si të luftosh bullizmin, një shembull nga Danimarka

Psikologja Jessica Alexander, një amerikane e cila ka shkuar në Danimarkë për të jetuar i është përkushtuar për vite me radhë zbulimit të sekreteve sa i përket modelit prindëror dhe edukativ atje, në mënyrë që ta përhapë atë edhe në vende të tjera. Psikologja amerikane është autorja e bestsellerit "Metoda daneze për të rritur fëmijët e lumtur", që tregon se cilat janë disa nga sekretet për të pasur një familje të lumtur. Ajo tregon më tej eksperiencën e saj në Danimarkë.

Nga Jessica Alexander -Kur u martova dhe pata kontakt me kulturën daneze, pothuajse njëzet vjet më parë, kuptova menjëherë se danezët i rrisnin fëmijët e tyre në një mënyrë shumë të veçantë. Ata ishin shumë të sjellshëm, të respektueshëm, të qetë dhe të lumtur. Gjatë gjithë kohës pyesja veten se cili ishte sekreti i tyre?
Ishte e qartë se arsyeja pse Danimarka është konsideruar për më shumë se dyzet vjet një nga vendet më të lumtur në botë ishte, edukimi i fëmijëve. Fëmijët e lumtur do të rriteshin, duke krijuar familje të lumtura, një cikël që në këtë vend përsëritej vazhdimisht. Unë u përkushtova, të zbuloja sekretet e modelit prindëror dhe edukimit danez, duke u përpjekur të kuptoj nëse njerëzit jashtë këtij shteti do të mundnin të aplikonin këtë metodë për të rritur mirë qenien e tyre.
Një nga gjërat më të mira që kanë krijuar danezët është qasja inovative që ata kanë ndaj fenomenit të bullizmit. Nëse në pjesën tjetër të botës ky fenomen është bërë një epidemi shqetësuese, në Danimarkë, ky fenomen ka pësuar një rënie nga 25 për qind në 7 për qind në dhjetë vitet e fundit.
Si e kanë arritur këtë gjë?

Psikologja

Në këtë vend, bullizmi nuk konsiderohet si një përgjegjësi, një faj për të cilën fëmijët duhet të ndjejnë turp. Ndryshe nga vendet e tjera, ku fëmijët që ngacmojnë shokët e tyre quhen më të zotë, në Danimarkë një fëmijë që shkon dhe ngacmon shokun e tij përbuzet nga të gjithë.
"Ne jemi të bindur se nuk ka fëmijë të keq,” më tha Helle Baktoft, një eksperte kundër bullizmit. Mësuesit danezë përpiqen të zhvillojnë strategji për t'i ndihmuar fëmijët të bëhen pjesë e grupeve shoqërore në shkollë.
"Gjithkush ka nevojë ekzistenciale për të qenë pjesë e një komuniteti. Çdo fëmijë duhet të ketë një ndjenjë përkatësie, edhe nëse ai nuk e tregon atë. Kjo është një çështje gjenetike dhe në qoftë se fëmijët ndjehen nën presion, mësuesit dhe psikologët e shkollës do të punojnë vazhdimisht me të deri në momentin që do të jetë gati për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore,” shton ajo.
Ankthi social nuk është një sëmundje, por është frika e nuk do t’i pëlqesh askujt, frika se shokët nuk do të zgjedhin për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Një nga metodat që mësuesit danezë praktikojnë për të monitoruar dinamikën e nxënësve në klasë është "studim i mirëqenies", në të cilin fëmija plotëson një formular, duke treguar së sa i lumtur është në shkollë nga 1 deri në 10. Në këtë mënyrë mësuesit marrin informacion shumë të rëndësishëm për mirëqenien e nxënësve, si individualisht ashtu edhe në grupe. Për më tepër, falë pyetësorit, ata janë në gjendje të kuptojnë gjendjen emocionale të çdo fëmije. Ky proces përsëritet një herë çdo dy muaj. E gjithë kjo më pas do të mundësojë planifikimin e mësimeve, duke ndjekur një strategji të re që do të përmirësojë gjendjen e nxënësve.

Nga mosha 6 deri në 16 vjeç fëmijët daneze kryejnë rregullisht këtë pyetësor, ndërsa mësuesit iu kërkojnë gjatë gjithë kohës ide për të përmirësuar metodat e zhvillimit të mësimit. Kështu ata do të ndjehen gjatë gjithë kohës të vlerësuar të gjithë, duke anashkaluar ndjenjën e pakënaqësisë. Gjithashtu një tjetër hap i rëndësishëm që kam mësuar në këtë vend është se duke i’u mësuar fëmijëve tolerancën, jo vetëm që do të ulim normën e ngacmimi, por në mënyrë të konsiderueshme do të rritet dhe niveli i lumturisë.
Si qenie njerëzore, që nga fillimi i ditës ne kemi nevojë për shoqëri, kështu që vazhdimisht ne kërkojmë mbështetjen e miqve tanë vazhdimisht. Nëse do të përjashtohemi nga ata kjo do të jetë tepër e dhimbshme për ne. Në fakt, shumë studime shkencore kanë treguar se zonat e trurit që janë aktivizuar kur ju ndjeni dhimbje fizike korrespondojnë me ato të aktivizohet kur nuk jeni mirë emocionalisht. Angazhimet e ndryshme në shoqëri nuk janë një luks, por një themel i cili i ndihmon fëmijët për t’u rritur mirë dhe të lumtur.
Po nëse në të gjitha vendet do të ushtrohej i njëjti model mësimi, nuk do të kishim përcaktime të pakëndshme, si “fëmijë i keq”. Në vende e tjera do të ishin në gjendje të kundërshtonin me forcë fenomenin e bullizmit, do të kishin më shumë njerëz dhe familje të lumtura në botë, por duke parë raportet që paraqiten vit pas vitit, duke treguar nivelin e lumturisë në vende të ndryshme, është e vështirë të thuash se metodat e mësuesve danezë do të adaptohen./La Republica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë