Jete & Stil

Si të jeni baba modern

Për të qenë një baba modern duhet të kesh shumë aftësi të ndryshme, thuhet në një anketim i bërë së fundi.

Hulumtimi, i cili është kryer nga ‘Braun’ pak para Ditës së Babait, ka zbuluar se baballarët modernë duhet të kenë shumë informacione dhe aftësi – duke përfshirë përdorimin e rrjeteve sociale e deri te mbajtja mend e teksteve të këngëve ‘hit’.

 Pra, përdorimi i Instagram-it nuk është e vetmja gjë që mund ta bëjë dikë të konsiderohet si baba modern.

Sipas hulumtuesve, baballarët gjithashtu duhet t’i kenë edhe talentet ‘tradicionale’ si rregullimi i biçikletave dhe kompjuterëve.

Përveç këtyre, aftësitë e domosdoshme që baballarët duhet t’i përfshijnë edhe “ndërrimin e natës” për ta ushqyer beben, dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe duhet të dinë si t’ia rregullojnë gërshetat vajzës.

Këto nuk janë të vetmet – baballarët modernë gjithashtu duhet të jenë të aftë të gatuajnë vet, si dhe duhet të dinë të komunikojnë mirë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë