Jete & Stil

Si të dalloni një diamant

Diamantet janë një nga artikujt më të çmuar të shoqërisë. Ky gur i rrallë simbolizon përjetësinë.

Emri diamant rrjedh nga fjala greke “adamas” që do të thotë i pashterueshëm dhe që lidhet veçanërisht me jetëgjatësinë e tij.

Nga se përbëhet diamanti?

Diamanti përbëhet nga vetëm një element kimik: kristali i karbonit. Për shkak të strukturës atomike kompakte, elementët që i japin ngjyrën , nuk mund të penetrojnë në brendësi të kristalit, por ekzistojnë gjithsesi ekzemplarë me ngjyra. Në fakt janë elementë të tillë si hidrogjeni apo azoti që futen tek struktura kristalore si papastërti, që krijojnë diamantët me ngjyrë që njihen si “fancy”.

Diamantet nxirreshin fillimisht në Indi në vitet '800 para erës sonë, ndërsa vetëm në vitin 1725 u zbulua një tjetër minierë në Brazil. Zona të reja të pasura me diamante u gjendën më vonë edhe në Rusi dhe Kanada. Aktualisht 65 % e diamanteve vijnë nga Afrika.

Si të dalloni një diamant të vërtetë nga ai i rremë

Ju duhet të njihni “4C-të, ngjyrën (Color), masën (cut), pastërtinë (Clarity), dhe karatët( Carat), në mënyre që mos t;ju mashtrojnë kur blini një unazë me diamnatë.

Ngjyra e një unaze diamanti Vlera e një unaze diamanti varet shume nga ngjyra. Sa me me shume ngjyre te jete ai aq me i çmuar është. Ngjyra e bardhe ka disa nuanca qe shkojnë nga D te Z, nga ngjyra e bardhe me shume shkëlqim deri tek ngjyra ne te verdhe te zbehte. Një diamant me ngjyre D është shume i bukur, ndërsa një diamant me ngjyre Z nuk ka aq shume shkëlqim sa i pari. Syri mund ta dalloje shume mire këtë.

Masa e një unaze diamanti

Vlera e këtij guri te çmuar varet edhe nga masa (madhësia). Sa me i madh te jete guri aq me shume ai do te ndriçoje. Ky është një nga kriteret me te rendesishem sepse është pikërisht shkëlqimi ai qe tërheq me shume.

Pastërtia e një unaze diamanti

Pastërtinë e një diamanti e sheh me mire nje ekspert me ane te një lupe qe zmadhon 10 here. Ne fakt një diamant 100% i pastër nuk ekziston, gjithmonë do ketë papastërti por varet sa te mëdha janë ato. Pesha e një unaze diamanti Pesha matet me karat i cili është i barabarte me 0,2 gram.

Pesha

Pesha përbën madhësinë e diamantit por jo ndonjëherë jo vlerën e vërtetë te tij. Pra se fundmi duhet te themi qe diamanti duke përfaqësuar perjetesine shpesh përdoret si gur i çmuar për te dashuruarit. Kjo për te treguar dhe vlerën qe një person ka për partnerin. Nëse keni buxhetin e nevojshëm asgjë nuk ju pengon ta blini një te tille. Për t’ia ruajtur shkëlqimin duhet qe here pas here te kujdeseni për te


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë