Lajme

Si ta kuptoni nëse llogaria juaj është hakeruar

Ka qenë një periudhë e vështirë për Facebook. Vetëm një muaj më parë kompania njoftoi se  hakerat  kishin fituar qasje në 29 milion llogari personale, një shkelje masive e të dhënave.

Në pothuajse gjysmën e rasteve, hakerat ishin në gjendje të shohin detaje si statusin e lidhjes së përdoruesve, zonën ku ata jetojnë dhe pjesë të historisë së tyre të kërkimit.

Ky informacion u zbulua pasi kompania fillimisht u tha përdoruesve se 50 deri 90 milionë llogari mund të ishin komprometuar, duke i kërkuar të gjithë atyre që u detyruan të dilnin nga platforma më 28 shtator, për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre.

Por si të siguroheni që llogaria juaj nuk është e kompromentuar: Duhet të klikoni "Settings" dhe zgjidhni rubrikën "Security" e pastaj shkoni tek ‘Where You’re Logged In’. Do të shfaqen vendet ku jeni kyçur dhe nëse nuk e njihni ndonjë pajisje nga ku jeni kyçur më parë, mund të kuptoni se llogaria juaj me shumë mundësi është hakeruar.

Hakerimi u bë publik në shtator të këtij viti kur një person nën pseudonim FBSaler filloi botimin e reklamave për shitjen e informacionit personal të 120 milionë përdoruesve të Facebook. Një hetim i kryer nga BBC konfirmoi se informacioni për të paktën 81,000 llogari ishte i saktë. IP adresa e një prej përdoruesve që publikoi të dhënat ndodhet në Shën Petersburg të Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë